InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga Skender Doçi: Xhurulldia “demokratike”

14 Nëntor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
SKENDER DOÇI: SHPIRT-THYERIT DHE SHPIRT-THYESIT

Xhurulldia “demokratike”

A ndjehet e lodhur shoqëria jonë?  Po, ndjehet goxha e lodhur!
Arsyet që e kanë sjellë lodhjen tonë deri këtu janë të ndryshme, janë historike, politike, sociale, objektive dhe subjektive, janë të trashëguar por në një pjesë jo të vogël janë edhe të vetë-shkaktuara (sistemi komunist).


Ajo që dëshiroj të them me bindje të plotë është se, jemi në rrugën e duhur, që do të thotë ajo pjesa e lodhjes që ka ardhur nga rrethanat historike, quhet e mbyllur, ose më saktë ka tridhjetë vite që e kemi privuar nga vetja jonë si shtet shqiptar dhe 20 vite që e ka privuar edhe gjysma tjetër e kombit tonë që tani quhet shteti shqiptar i Kosovës. Sigurisht pasojat dhe rrethanat e disa faktorëve historik, nuk është e lehtë t’i rikuperoj një shoqëri për një periudhë njëzet apo tridhjetë vjeçare. Nuk besoj të ketë një komb tjetër në ballkan, ndoshta dhe në Europë, që do t’i ruante tiparet dhe karakteristikat kombëtare, në rethanat historike të disfavorshme që ka kaluar kombi jonë në një hark kohor për afro pesë shekujsh.

 
Kjo është një sakrificë, një vlerë e pashembullt, është një vitalitet i shkallës së lartë që raca jonë shqiptare e ka në gen të dhuruar nga Zoti që në krijimin e saj dhe përgjatë gjithë historisë njerëzore.
Kur e kthejmë kokën mbrapa njëfar lodhje është e justifikuar, por nuk duhet ta kthejmë shpesh, ose ato herë që e kthejmë duhet ta shikojmë si një triumf të ekzistencës tonë, përballë shumëçkaje që nuk varej nga ne, por varësisht nga kombe të tjera rreth nesh, të cilat nuk e donin ekzistencën e një shteti as të një kombi me emrin shqiptar.

Tani gjërat kanë ndryshuar si me magji në favor të interesave tona. Ne duhet të shohim veçse përpara, për të mos humbur as edhe një minut kohë në funksion të zhvillimit të shpejtë shoqëror, ekonomik dhe demokratik.

E kaluara na siguroi ekzistencën, e ardhmja duhet të na sjellë progresin. Kjo është mënyra e vetme për të zhvilluar dhe çuar përpara vlerat tona kombëtare në përputhje me konceptet dhe standartet e kohës. Ta radhisim vendin tonë në panteonin e kulturës dhe vlerave më të mira evropiane, pasi aty na takon. Brezi jonë i tanishëm nuk ka ndonjë meritë as përgjegjësi për të shkuarën.
Ne aktualisht kemi përgjegjësi për të tashmen dhe si rezultat i veprimeve dhe hapave që ndërmarrim tani, na bie përgjegjësia për të ardhmen.
Nëse ne jemi brezi i parë që u ndamë nga një e kaluar jo e favorshme, brezi tjetër vështirësitë e së kaluarës dhe ato të tonat aktualisht duhet t’i njohë nëpërmjet mësimeve në lëndën e historisë dhe sociologjisë.

Pra, duhet të flakim lodhjen, e duhet të punojmë dhe të shpresojmë më shumë se kurrë, pasi jemi në shinat e duhura dhe shumë shpejt do arrijmë në stacionin final, pa ndalesa nëpër stacionet ngatërrestare gjatë rrugës tonë, për të arritur demokracinë, kulturën dhe fuqinë Euro – Atlantike.

Sikurse Ju, edhe unë e kuptoj se, me interes është të flasim dhe të orvatemi në kohën dhe rrethanat ku jemi aktualisht, duke bërë të mundur dorëzimin e stafetës në duart e brezit tjetër sa më larg të kaluarës dhe sa më afër së ardhmes tonë evropiane.

Një nga problemet themelore sot është demokratizimi dhe moralizimi i politikës tonë. Nga ky fenomen i cili për hir të së vërtetës është poshtë nivelit jo vetëm të kohës por edhe të mundësive ekzistuese.  
Ajo që është edhe me shqetësuese është se ka një impakt në të gjithë sektorët jetik të vendit dhe influencimi i saj është më se normale.

Po t’i referohemi politikës kosovare dhe konkretisht ngjarjes, ku u thirrën disa drejtues shtetëror dhe politik në gjykatën e Hagës. Lidhur me këtë ngjarje janë thënë e sterthënë nga mediat dhe institucionet të gjitha mendimet dhe opinionet me natyrë kombëtare, patriotike, historike ku në themel kanë pasur realitetin dhe të drejtën e Zotit. Duke qenë më se dakort me çfarë është thënë, do ta shoh shkurtimisht problemin edhe në një aspekt tjetër, i cili na pëlqen s’na pëlqen ka lidhje direkt me interesin e shtetit dhe demokracinë në Kosovë.

Lufta e UÇK-së, është një luftë heroike dhe emblematike në historinë e popullit shqiptar.
Zgjedhjet e para pas luftës i fitoi LDK, më vonë erdhën në pushtet edhe partitë me drejtues që ishin në strukturat e larta të UÇK-së, deri këtu gjithçka normal.
Tani, cili është problemi që dua të evidentoj unë?
Drejtuesit e UÇK-së tani si drejtues politik dhe shtetëror e kanë tepruar pak, në përdorimin e kësaj lufte si argument për të mbajtur për kohë të gjatë drejtimin e partive dhe disa institucione të Kosovës.
U kapluan nga një mentalitet sikurse partia komuniste në 45-ën e në vazhdim, kjo sigurisht në kohë dhe rrethana të tjera pasi Kosova është shtet demokratik dhe të gjithë drejtuesit kanë rendur në këtë drejtim, por ca ngjashmëri në mentalitet edhe kishte.

A do ishte më i palakuar nga mediat evropiane shteti i Kosovës sikur, drejtuesit të cilët u thirrën në Hagë të ishin vetë-menjanuar si drejtues partish dhe institucionesh që para pesë vitesh ose të paktën para dy vitesh?

Kjo do e tregonte më demokratike dhe më liberale demokracinë në Kosovë si për rrethanat kombëtare edhe për ato ndërkombëtare. Serbia nuk do arrinte të përfolte shtetin e Kosovës, as UÇK deri në atë masë, pasi çështjet do zhvilloheshin më me pak bujë mediatike ndërkombëtare.
Në njëfarë forme si pa e kuptuar drejtuesit e UÇK-së, u vunë deri diku në “rivalitet” edhe me Naton se:  
– Kush ishte faktor i parë i çlirimit ata apo NATO, e gjitha kjo në një tejpërdorim të çështjes për interesa pushteti personal. Për ta bërë edhe më të qartë konceptin, marrim një shembull nga politika jonë, dhe konkretisht nga partia demokratike në 2013-ën. Kishte humbur kryetari dhe lideri historik i së djathtës, i cili u largua nga çdo funksion drejtues shtetëror dhe partiak.
Vraponte në mënyrë të papërmbajtshme numri dy i partisë dhe i shtetit (në atë kohë) të merrte drejtimin e partisë, d.m.th njëshi pranon përgjegjësitë për humbjen që morën të gjithë si grup drejtuesish, dhe dyshi hidhet në sulm për të qenë drejtues i forcës politike.
Sikur krejt partia s’paska njerëz të tjerë dhe për më tepër hiqet sikur s’ka qenë në drejtim dhe biles “s’ka qenë fare andej rrotull më parë”.
Kjo nuk ka as edhe më të voglin moral politik.

Pjesa e shoqërisë që ka një mendim të shëndoshë dhe të drejtë mbi demokracinë duhet ta ketë të qartë se pa një demokratizim të jetës politike brenda partive pretendente për pushtet, nuk do të arrihet kurrë një  demokratizim i shtetit dhe qeverisë, pasi fryma dhe modeli brenda partisë transferohet në frymën qeverisëse dhe si rrjedhojë në çdo damar të shoqërisë sonë.

Kjo nuk ka as dyshimin më të vogël.

Dikush mund të thotë: – Po mirë, cila është rruga për të bërë diçka në demokratizimin brenda partive pretendente për pushtet?
Disa elementë fillestare të kësaj filozofie i ka dhënë partia demokratike me mënyrën e fundit që ka përdorur lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për deputet, një praktikë e papërdorur më parë e cila meriton të përgëzohet.
Ndërsa mendimi im shkon më tej, drejt një institucionalizimi për zgjidhjen e problematikave pafund që janë sot brenda forumeve politike, si majtas ashtu edhe djathtas. Sipas meje një mënyrë zgjidhje do ishte ngritja e një departamenti pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili, do dokumentonte dhe verifikonte statutin dhe çdo lloj rregulloreje tjetër të brendshme për secilin subjekt që arrin të futet në parlament.
Fokusi i këtij departamenti do të ishte natyra dhe fryma demokratike e rregullave mbi të cilat funksionojnë partitë politike, duke përfshirë kontrollin e ligjshmërisë dhe frymës liberale të statutit dhe rregulloreve, si dhe zbatimin rigoroz të tyre nga forumet drejtuese të partisë dhe kryetarët e partive.

E thënë ndryshe, nuk do lejonte ndryshime statuore dhe rregulloresh që bien ndesh me frymën demokratike të një organizate politike. Gjithashtu do sillej si një komision ekspertësh  për pranimin e çdo ndryshimi statuor.
Do pranonte pretendimet e secilit drejtues politik, anëtar kryesie, 1/10 e këshillit kombëtar, të secilit deputet, të çdo kryetari partie nëpër rrethe lidhur me zbatushmërinë e statusit, frymës demokratike në parti dhe përputhshmërinë e tyre me vendimet e marra brenda partisë.
Çdo ndryshim që bëhet si në dokumentacionin themelor ashtu edhe në strukturat drejtuese duhet të dorëzohet dokumentacioni përkatës pranë këtij departamenti.
I cili e verifikon, e pranon ose jo, dhe shqyrton ankesat e pretendentëve që thamë më lartë, lidhur me rregullat e përcaktuara më parë të cilat i quan të drejta ose jo. Pastaj për mos-dakortësitë e mëtejshme i drejtohen gjykatës, ku nga njëri krah janë pretendenti me përfaqësuesin juridik të departamentit, dhe nga ana tjetër instanca vendim-marrëse në parti.

Sa është kostoja në buxhetin e shtetit për një department të tillë pranë KQZ-së?  – E papërfillshme.
Sa është impakti në demokratizimin e jetës së partive parlamentare dhe jetës demokratike të vendit?
 – Jashtëzakonisht  i madh.

Po të ekzistojë vullneti politik i drejtuesve të partive mund të përfshihen në statut disa rregulla taksative disa prej të cilave mund të ishin:

1-Drejtuesi në pushtetin lokal (Bashkia) nuk mund të marrë të drejtën nga partia për t’u zgjedhur më shumë se dy herë,  fitoi ose nuk fitoi, e kjo për gjithë jetën e tij. E njëjta gjë edhe për 70% të deputetëve të forcës politike.

2- Nuk mund të kandidosh për deputet kur ke qenë kryetar bashkie dhe anasjelltas.

3- Nuk mund të jesh njëkohësisht deputet dhe ministër.

4- Kryetari i partisë që nuk fiton zgjedhjet  elektorale (parlamentare) të radhës, duhet të japë dorëheqjen. 5- Nuk mund të jesh kryeministri i një force politike më shumë se dy mandate radhazi, në këtë rast duhet të largohesh edhe nga drejtimi i partisë.

6- Kur largohesh një herë nga drejtimi i partisë dhe nga drejtimi i qeverisë nuk  mund të rikthehesh më.

7- Nuk mund të emërohesh ministër ose zv/minister më shumë se dy herë.

8 Raporti i femrave me meshkujt mund të jetë normë statuore – jo ligjore, pasi është jo-kushtetuese.

E dhjetëra gjëra të tjera, që kanë të bëjnë me funksionimin  brenda strukturave të partisë, të cilat do zgjidhnin  një herë e mirë xhurulldinë e madhe politike në vendin tonë.

Të dashur lexues!  A është normale sipas Jush, të zgjidhen kandidatët për deputet në parlamentin e ardhshëm nga secili kah politik, pa kaluar më parë në sitën e Vetingut? Unë mendoj se jo.

Skender Doçi
Datë: 14/ 11/ 2020



Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!
Aktualitet

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!

4 Nëntor, 2025

Neda Balluku divorcohet nga Orgen! Çfarë ndodhi me çiftin e njohur?
Show Biz

Neda Balluku divorcohet nga Orgen! Çfarë ndodhi me çiftin e njohur?

3 Nëntor, 2025

Hermes Nikaj sërish në ekran! Mbrëmjet me Dajana Shabanin do të sjellin shumë batuta.
Show Biz

Hermes Nikaj sërish në ekran! Mbrëmjet me Dajana Shabanin do të sjellin shumë batuta.

3 Nëntor, 2025

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com