Ish drejtori i policisë bashkiake Kamëz, me anë të një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditura arsyet e largimit nga posti si dhe angazhimet e reja. Profil:
Familjes së madhe të “Lëvizjes Socialiste për Integrim”, i bashkohet dhe një tjetër figurë intelektuale. Faik Basha, drejtori policisë bashkiake Kamëz i datëlindjes 03/06/1985, ka përfunduar studimet e larta në vitin 2009 pranë universitetit ushtarak “Skenderbej”.
Prej 6 vitesh ka kryer detyra të ndryshme në radhët e Ushtrisë Shqiptare duke mbajtur disa detyra te larta. Prej vitit 2015 dhe deri në 2019-tën ka realizuar detyra të ndryshme pranë Ministrisë së Drejtesisë, konkretisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Gjithashtu ka përfunduar disa kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit ( kurse sigurie, prefesionale, anti terrorrizëm.) Vetëm 33 vjec Faik Basha gradohet me Gradën Kryekomisar dhe i besohet burgu i sigurisë së Lartë Peqin, ku pati rezultate të larta prefesionale.
Nga data 12 shtator 2019, emërohet në kye të Policisë Bashkiake Kamëz, ku puna e tij profesionale pati rezultate të dukshme edhe përgjatë periudhës pandemike. Kryesisht, Faik Basha njihet si njeri autoritar, patriot, korrekt dhe popullor. Një profesionist me vlera të larta njerëzore. Falë punës së tij profesionale dhe të ndershme ka fituar respektin dhe zemrat e të gjithë atyre që e kanë njohur nga afër.
I gjithë formimi i tij i ka sjellë kontakte të afërta me njerëz të thjeshtë dhe të rëndësishëm të fushës së politikës, medias, biznesit etj. I pa përfshirë në asnjë lloj skandali, Faik Basha kërkon që të gjithë formimin, profesionalizmin, besimin, kapacitetin, ta ushtrojë në të mirë të vendit të cilit i përket. Theksojmë se, pavarsisht ofertave të ndryshme, për asnjë arsye nuk e braktisi detyrën dhe atdheun, duke qëndruar stoik edhe përballë (Indikacioneve kërcënuese).
Arsyeja se përse drejtori Faik Basha do ti bashkohet familjes së Lëvizjes Socialiste është shumë e thjeshtë, keqqeverisja. Duke qenë gjithmonë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit e thjeshtë, ai tashmë dëshiron të bëhet zëri i padëgjuar i tyre dhe të jetë një nga njerëzit që do të kountribuojë në avancimin e Shqipërisë, si të gjitha vendet europiane.
Zgjodhi LSI-në, pasi kjo forcë politike ka besim të lartë tek rinia që janë e ardhmja dhe intelktualët e ndershëm të cilët do të rimëkëmbin vendin! Shqipëria është në kolaps dhe duhet patjetër një spastrim nga politikanët që për vite mbushën xhepat e tyre dhe zbrazën sofrat e shqiptarëve.
Duhet një fryme e re, ajo e LSI-së për ti dhënë pushtetin e merituar sovranit, popullit. “Ju bëj thirrje të gjithë njerëzve të ndershëm, pa dallime partiake, feje, krahine dhe ideje, të bashkohemi për tu çliruar nga kthetrat e kësaj qeverie gjakpirëse”, ishte thirrja e tij në rrjetin social facebook.
Suksese në karrierën politike!
E.D/ InfopressAlbania