Procesi i votimit me votë kontestuese nga anëtarëisa për përfaqësuesit politik të PD për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë që do të mbahen më 25 prill, përveçse një risi që po realizohet me një standard të lartë, po dëshmon dhe prirjen e anëtarëisë së kësaj force politike për të evidentuar si përfaqësues të tyre, individë të spikatur të jetës politike dhe publike.
Nesër është radha e anëtarësisë së PD të Gramshit dhe në listën e atyre emrave dinjitozë, spikat Irena Progni, nominim mëse i merituar dhe që shkon në sinkron të plotë me dëshirën e qytetarëve gramshiotë për t’a patur si përfaqësuesen e tyre në kuvendin e ardhshëm.
Me një staturë të lartë publike, dhe me një koherencë të vazhdueshme politike, duke qenë që nga fillimet e para një nga mbështetëset e PD, Irena Progni ka shfaqur profilin e një femre që udhëheq procese transformuese në aktivitete dhe veprimtari të ndryshme, duke patur besimin e vazhdueshëm të lidershipit politik të PD në pozicione të ndryshme, veçanërisht si koordinatore dhe anëtare në disa departamente të PD, ku roli i saj ishte dukshëm në trajtimin me mjaft profesionalizëm të fushave që mbulonte.
Duke qenë në mënyrë permanente një vokacion mjaft elitar në trajtimin e problematikave në favor të qyetarëve, znj. Progni ka fituar simpati të vazhdueshme tek anëtarësia, duke bërë që ajo të gjendet në disa palë zgjedhje si e nominuar për kandidate, qoftë për pushtetin vendor, qoftë për Kuvendin e Shqipërisë.
E mirarsimuar dhe e specializuar në një gamë të gjerë fushash, Irena Progni, do të ishte kualiteti i duhur, profili dhe vokacioni brilant që do të përfaqësonte Gramshin dhe qarkun e Elbasanit, si dhe do të ishte, padyshim imazhi i reformimit rrënjësor të institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, që përmes prurjeve të tilla do të shënonte dukshëm ndarjen nga “analfatetët funksionalë” që gëluan me shumicë në vitet e fundit dhe zaptuan poltronet e të ashtuajturit “tempulli i demokracisë”.
Duke u uruar suksese të gjithë të nominuarve anëkënd Shqipërisë, në listat e kandidatëve për deputetë, shprehim bindjen se qytetarët e Gramshit dhe të qarkut të Elbasanit më 25 prill, do të votojnë bindshëm listën e PD, pasi ajo spikatet me individë si Irena Progni, që bën krenar çdo demokrat dhe gramshiot për vlerat që mbart.