Shpetim AXHAMI, Kryetar i PLL
Përfundimisht, kohe i ka dhënë të drejtë të djathtës duke vertetuar se e keqja e këtij vendi ishte dhe ngelet komunizmi diktatorial i djeshem dhe komunizmi i kapitalizuar i sotëm.
Prej atyre, që dje vranë e burgosën, sekuestruan pronat dhe pasuritë, ngritën kampet e përqëndrimit dhe izoluan
Shqipërinë, arritën të tjetërsojnë familjen dhe karakterin e shqiptarit duke shembur kisha dhe xhami, e ka zanafillën e gjithë kjo pasojë e sotme.
Sot kjo e majtë, me mendësi komuniste dhe me origjine nga ajo e djeshmja duke ndryshuar vetem emrin e saj, u kapitalizua padrejtësisht dhe ka monopolizuar gjithçka brenda një grupi klientelistesh, duke sjelle varfëri, ekonomi të dobet e humbje shprese.
Në këtë situatë largimi i kësaj mazhorance qeverisëse është përgjegjësi kombetare e së djathtës, kjo nuk duhet thjeshtë për pushtet, por për të bërë kthesën e duhur në drejtim të kundert me këtë mënyrë qeverisje.
Vetëm e djathta me identitet duhet dhe mund të sjellë rotacionin me ndryshim, mund të sjellë impulse të reja zhvillimi ekonomik me një frymëmarrje të re biznesi e tregtie.
Kjo e djathtë, sot, duhet të bashkojë potencialet e veta, të kristalizohet duke lënë çdo keqkuptim nder veti e me vullnet e program të qartë, të tregoj se ne jemi ndryshimi.
Teoritë, se ky popull eshtë i majtë dhe na duhet bashkëpunim edhe me djallin, nuk janë aspak të verteta, ky popull kërkon dhe ka nevojë për një të djathtë të mirëorganizuar, shpresëdhënëse e ngritur kjo mbi bazen e inteligjences, origjines dhe aftesive.
Sot, marrja e pergjegjësisë për të qeverisur nga e djathta, eshtë dhe mbetet domosdoshmëri, detyrë dhe shpresë zhvillimi për vendin, atë po e kerkon koha dhe populli për një rol të tillë.
Për këtë, kërkohet aktivizim dhe respektim i forcës potenciale të së djathtës në origjinë, i asaj të djathte tradicionale e modernizuar kjo sipas kohës dhe e gershetuar me çdo faktorë tjeter që eshtë për zhvillim, Komb dhe Atdhe.
Koha, ne, të djathtës me identitet na dha të drejtë që prej vitit 1939, eshtë kjo e djathtë ajo që duhet të jetë promotor i ndryshimit nëpërmjet votës qytetare.
Këtë të majtë, me mendësi dhe origjine komuniste, tashme të fshehur nën petkun e pluralizmit, e kapitalizuar dhe e fuqizuar materialisht, vetëm një e djathtë e vërtetë solide dhe e bashkuar mund ta “shkotërrojë” dhe sfidojë përfundimisht atë.
Mos respektimi si duhet i boshtit të së djathtës ( me votë, në përfaqësim dhe program) do të sillte ç’ekuilibrime, vështirësi në rotacionin e duhur dhe gjithashtu, ky rotacion do të ishte i perkohshem dhe jo një rotacion për ndryshim afatgjatë.
Ky mos respektim, do të bënte që asnjëherë e djathta të mos krijojë shtresën e vet mbështetëse solide të përbërë prej pronarve të ligjshëm, të përsekutuarve, të përndjekurve, nacionalisteve, dhe prej çdo shtese tjeter të zhvilluar kapitale.
Përfaqësimi, respektimi dhe forcimi i këtyre shtresave do forconte seriozisht të djathtën e do të bëntë që populli, në të mirën e vet, të fliste nëpërmjet votës djathtas.
Atëherë do të bindeshim se ky popull nuk eshtë i majtë, JO dhe JO, populli kërkon që e djathta duhet të organizohet me dinjitet dhe identitet ashtu siç i takon e për rrjedhojë të mbështetet fuqishem prej tij.
Në të kundert do të ngelemi në vazhdimësi një “shtet me pluralizem politik” dhe me “ekonomi tregu të lirë” ku politika, ekonomia dhe shteti faktikisht do jenë të kapur prej atyre që kanë shkaktuar këtë gjendje aktuale.











