InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Hapja e shkollave, Daiu: MASR duhet të bënte tamponin për personelin mësimor dhe ndihmës

31 Gusht, 2020
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Hapja e shkollave, Daiu: MASR duhet të bënte tamponin për personelin mësimor dhe ndihmës

Me 14 shtator shkollat në të gjithë vendin do të hapin dyert për të nisur vitin e ri shkollor 2020-2021, sipas një udhëzimi tashmë të bërë publik nga Ministrja Shahini.

Pedagogia, Sonila Daiu, në aspektin  teorik e sheh në rregull të gjithë situatën por zbatimi i këtij udhëzimi në praktikë në përshtatje edhe me situatën pandemike sipas saj paraqet shumë vështirësi.

Për Ora News, ajo thotë se Ministria e Arsimit së pari duhet të kryente tamponin për të gjithë personelin mësimor dhe atë ndihmës.

Daiu: MASR fillimisht do të duhej që personeli mësimor dhe ai ndihmës ti nënshtroheshin tamponit para fillimit të shkollës, që tu ofronin siguri prindërve dhe nxënësve që janë pa probleme shëndetësore. Një pikë tjetër skeptike në udhëzim është që nxënësve çdo ditë përveç se do tu matet temnperatura duhet të plotësojnë çdo mëngjes një formular vetëdeklarimi që ata dhe familja e tyre nuk kanë Covid-19. Kjo është qesharake, çdo mëngjes të ndodhë një procedurë e tillë! Çfarë mund të dijë një fëmijë 12-13 vjeç? Po kështu njerëzit po hezitojnë të tregojnë se kanë Covid 19. Lë shumë për të dëshiruar mënyra e të shkruarit sepse nuk bazohen në statistika, në buxhete të caktuara dhe masa konkrete.

Pedagogia Daiu thotë se situata me të cilën po përballemi është e jashtëzakonshme dhe si e tillë duhet trajtuar. Për ta bërë më të qartë çështjen ajo krahason udhëzimin e MASR me planin e shtetit fqinj për shkollat, Italisë.

Daiu: Në të gjithë familjet ku një pjesëtar është mësues kanë filluar ethet e këtij fillimviti. Kjo situatë që po kalojmë është një situatë e jashtëzakonshme dhe si e tillë duhet trajtuar. Masat e marra dhe zgjidhjet që duhen bërë duhet të jenë të mirëstrukturuara dhe të mirëstudiuara.

Nuk kemi në informacion të detajuar ndryshe nga fqinjët tanë dhe vende të ndryshme të BE. Italia prej shumë kohësh ka strukturuar qartazi punën në arsim në tre shtylla që janë shtimi i ndërtesave të reja ku do të zhvillohet mësimi që të ketë më pak nxënës për klasë, kjo është detajuar dhe me një shtim buxheti prej 2.9 mld euro.

Shtylla tjetër e rëndësishme ka qenë përmiërësimi i sistemit elektronik ku nxënës me nevoja bazike janë pajisur me laptopë, tableta, u është paguar interneti, po kështu maskat dhe dezinfektimi.Po kështu shtimi i mësuesve, ku prej kohësh janë 84 mijë vende të lira pune për të ofruar mësueist e rinj për t’ju gjendur pranë shtetit të tyre në këtë situatë pandemie.E njëjta gjë ka filluar të bëhet teorikisht dhe në shtetin tonë. Ka dalë një udhëzues i fillvitit 2020-2021 ku MASR në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë ngritur tre skenarë.

Skenaret e përcaktuara nga MASR nuk gjejnë zbatim edhe për mungesë ambjentesh, ku mungesës së shkollave të reja u është shtuar edhe shembja e shkollave nga tërmeti i nëntorit.

Nga ana tjetër, Daiu ngre shqetësimin e mungesës së mësuesve por pagesën për orët shtesë të mësuesve.

Pedagogia, Sonila Daiu, intervistë me skype për Ora News

Daiu: Janë tre skenarë, në të parin MASR pretendon se do të jetë vetëm për dy javëshin e parë dhe kjo nuk më duket parashikim i saktë. Skenari i parë thotë se mësimi do të zhvillohet në mjediset fizike të shkollës duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe distancimit fizik nëse situata e pandemisë është e qëndrueshme.Në këtë skenar janë tre nënskenare. I pari është skenari në të cilin shkollat kanë mjaftueshëm vend, ka jo më shumë se 20 nxnëës në klasë dhe parashikohet që mësimi të zhvillohet pa turne. I dyti është me dy turne, i pari nga ora 8:00-11:00 dhe i dyti nga 11:45-15:00.

Ora e mësimit do të jetë 30 minuta dhe mësuesit do të kenë 7 orë mësimi në javë të shtuara që mund të paguhen si orë suplementare ose orë shtesë, ose mund të realizohet nga mësuesit shtesë. Akoma MASR përdor foljen ndihmëse “mund”, nuk është e qartë nëse mësuesit do të paguhen apo jo për orët shtesë. Nuk ka një database ku ajo të jetë qartazi se sa mësues duhen shtesë, sa buxhet duhet të ketë për mësuesit. Udhëzimi nuk duhet të kishte foljen “mund” por duhet të ishte “do të paguhen” për orët shtesë, do të ketë kaq mësues shtesë. Nuk ka statistika.

Në teori situata duket e përballueshme. Gjëja më tronditëse për mua si mësuese është që në shkollat që zhvillojnë mësim me dy turne apo shkollat e shembura nga tërmeti.Në këto raste paraqitet rasti i shkollave me katër turne.Parashikohet që turni i parë të jetë 08:00-10:45, i dyti 11:00-13:45, i treti 14:00:16:45, i katërti 17:00-19:45.Flasim për shkolla nate.Më çudit nëse ka MASR sesa shkolla i plotësojnë këto kushte të distancimit, higjienës, kanë ujë, ajrosje, dezinfektantë, termometra. Nga informacionet që kam ka shumë shkolla që e kanë të pamundur ti realizojnë këto mundësi se nuk kanë një buxhet. Duhej ngritur një task-forcë për ti prekur këto shkolla një nga një, boll më me takime, konferenca, apo analizat nga zyrat apo online për gjëra teorike. Nuk flasim vetëm për distancim fizik, por kur probleme ka qendra e qyteteve të ndryshme imagjinoni se  çfarë ndodh në zonat rurale ku interneti mungon siç pretendohet të jetë skenari i dytë, një kombinim.

Mësimi fizik do të vijë i kombinuar me atë online. Këtë të fundit Daiu e sheh jo efikas dhe të pazbatueshëm dhe për këtë jep dhe arsyet.

Daiu: MASR në skenarin e fundit pretendon se do të ketë një platformë Akademia.al, le ta marrim të mirëqënë. Por a janë gati të gjithë mësuesit në gjithë Shqipërinë, a janë trajnuar për ta përdorur këtë platformë.Nuk e  di që të jetë investuar gjatë kësaj periudhe, edhe ato trajnime që janë bërë i kanë bërë në forma private që të mos humbin vendet e punës.Nuk mendoj se do të jetë e mundur përdorimi i kësaj platforme në mënyrë efikase për shkak të mungesës së aksesit të internetit, mungesës së trajnimeve, mungesën e mësuesve.

Një pikë tjetër që e shqetëson në Udhëzim është higjeinizimi.

Daiu: Është situatë e jashtëzakonshme dhe të gjithë duhet të bëhen skuadër për t’ia dalë. Thuhet që dritaret të qëndrojnë të hapura, por për sa kohë do të rrinë, po i drejtohemi vjeshtës dhe dimrit. Kemi nxnës me sëmundje kronike në shkolla.Nxënësit thuhet se do të qëndrojnë gjatë gjithë kohës në klasë, do të dalin vetëm për të përdorur tualetin të shoqëruar. Por nëse në një shkollë me 30 klasa do të dilnin 30 nxënës përnjëherësh për të kryer nevojat e tyre personale kush do ti shoqërojë? Thuhet se do të dezinfektohet çdo klasë çdo ditë. Do të kryhet dezinfektimi i ambjenteve të brendshme dhe të jashtme dy herë në javë pas përfundimit të shkollës. MASR ka marrë informacion nëse këto shkolla kanë mundësi dezinfektimi, se ka kosto? Kur ka katër turne si do të dezinfektohen?

Intervista në studio me gazetaren  Siklajda Shorja, përgatiti për online Besjana Kuçana

Të Lidhura

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës
Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

26 Qershor, 2025
Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

13 Qershor, 2025
Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!
Politikë

Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!

10 Qershor, 2025
DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë
Politikë

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë

20 Maj, 2025
Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!
Politikë

Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!

20 Maj, 2025
Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale
Politikë

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale

19 Maj, 2025

TË FUNDIT

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”
Aktualitet

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”

20 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 20 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 20 Korrik 2025

20 Korrik, 2025

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në studio?
Show Biz

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në studio?

20 Korrik, 2025

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com