InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Emërimi i Albert Dervishaj në polici, PD: Ka qenë me Sigurimin e Shtetit, të japë dorëheqje

28 Gusht, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
Alibeaj: Vrasje, plagosje, përdhunime, tritol, sundimi i krimit është kthyer në normalitet….

Emërimi i Albert Dervishaj si zëvendësdrejtori i përgjithshm i Policisë së Shtetit ditën e djeshme (27 gusht) ka ngjallur reagimin e Partisë Demokratike.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj përmes një deklarate për shtyp shprehet se Dervishaj ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit për 10 vite me radhë.

Ky është rasti i dytë brenda pak kohësh pasi më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Gjovalin Lokën i cili u shpreh vetë se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.

Ligji i Vetting-ut parashikon se anëtarësia në radhët e Sigurimit të Shtetit është kusht i mjaftueshëm që subjekti duhet të largohet nga radhët e Policisë së Shtetit.

Deklarata e plotë:

Zëvendës drejtori sapo emëruar nga Edi Rama në krye të Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj rezulton të jetë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në periudhën e diktaturës. Numri dy i Policisë ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit për 10 vite. Sipas të dhënave, Albert Dervishaj, është rekrutuar nga Sigurimi në datën 24.08.1981 me numër regjistri 7559. Punëtori operativ që e ka tërhequr në bashkëpunim ka qenë Ali Anadolli dhe është mbajtur në bashkëpunim nga punonjësi operativ Qirjako Prifti. Këto fakte ekzistojnë në regjistra të agjenturës, kartela dhe procesverbale.

Rasti i Dervishajt, është i dyti brenda pak ditësh që zbulohet si ish-sigurims dhe që militon në kupolën drejtuese të policisë së shtetit. Disa ditë më parë, organet e vettingut në polici, mbyllën sytë, shkelën ligjin dhe manipuluan faktet, sipas të cilave zevëndësdrejtori aktual i Policisë së Shtetit Gjovalin Loka, rezultoi zyrtarisht i dokumentuar si anëtar aktiv i Sigurimit të Shtetit dhe në shkelje flagrante të ligjit u konfirmua në detyrë. Ligji i vetingut, qartazi e parashikon se anëtarësia në radhët e Sigurimit të Shtetit është kusht i mjaftueshëm që subjekti duhet të largohet nga radhët e Policisë së Shtetit. Është tronditës fakti se si njerëz të cilët kanë shërbyer Sigurimit të  Shtetit katapultohen nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj në krye të Policisë së Shtetit, duke sfiduar hapur ligjin.

Policia e Shtetit nuk mund të jetë kurrsesi një organizatë e kontrolluar dhe e drejtuar nga bashkëpunëtorët dhe agjentët e Sigurimit të Shtetit, në shërbim të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij kriminale.  Albert Dervishajt duhet të shkarkohet menjëherë dhe qytetarëve ku duhet kërkuar ndjesë publike për këtë thyerje flagrante të ligjit. Me Partinë Demokratike, Policia e Shtetit do të kthehet në binarët e ligjshmërisë dhe të jetë në shërbim të sigurisë së jetës së qytetarëve shqiptarë.

Të Lidhura

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt
Aktualitet

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt

18 Maj, 2026
Kolapsi në KLSH në të cilin dergjet vetë Kryetari i këtij institucioni 
Aktualitet

Kolapsi në KLSH në të cilin dergjet vetë Kryetari i këtij institucioni 

15 Maj, 2026
PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore
Aktualitet

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore

9 Maj, 2026
Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”
Aktualitet

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”

9 Maj, 2026
Foto-lajm/ Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane
Aktualitet

Foto-lajm/ Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane

9 Maj, 2026
“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

TË FUNDIT

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt
Aktualitet

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt

18 Maj, 2026

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026

Kolapsi në KLSH në të cilin dergjet vetë Kryetari i këtij institucioni 
Aktualitet

Kolapsi në KLSH në të cilin dergjet vetë Kryetari i këtij institucioni 

15 Maj, 2026

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com