InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbardhen abuzimet e bandës së Ministrisë së Arsimit me doktoraturat dhe tenderat, në ndjekje penale Plarent Ndreca dhe dy drejtorë të MAS

22 Gusht, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Zbardhen abuzimet e bandës së Ministrisë së Arsimit me doktoraturat dhe tenderat, në ndjekje penale Plarent Ndreca dhe dy drejtorë të MAS

Banda që rrethon Ministrinë e Arsimit prej 2 vitesh duket se po shkon drejt llogaridhënies. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në prokurori tre drejtues të lartë në Ministrinë e Arsimit me argumentin se i kanë shkaktuar shtetit një dëm financiar prej 108 milionë lekësh. Sekretari i Përgjithshëm, Plarent Ndreca, Drejtori Juridik dhe Përgjegjësi i Sektorit të Financave akuzohen për devijim të fondeve publike dhe ndjekjen e procedurave diskriminuese në prokurime. Pas një auditimi një vjeçar për periudhën shator 2013-dhjetor 2014, KLSH ka konstatuar shkelje në procedurat e prokurimit të cilat kanë sjellë një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në masën 108 milionë lekë. Sakaq, sipas KLSH, zyrtarët e MAS kanë bllokuar dhe kuotat për doktoraturat në universitetin publik, duke sjellë orientimin e fondeve vetëm në një universitet privat. Universiteti privat që ka përfituar mbi 610 milionë lekë direkt nga bllokimi i doktoraturave për publikun është Universiteti Europian i Tiranës, të cilin e administron Henri Çili. Gazeta “SOT” e kishte denoncuar prej kohësh këtë skandal, i cili tashmë duket se nuk ka kaluar pa u vërejtur dhe nga KLSH.

Abuzimi me doktoraturat

Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundoi auditimin e ushtruar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për periudhën 16.09.2013 deri më 31.12.2014. Nga ky auditim është konstatuar se bllokimi dhe mos miratimi i kuotave për studime doktorale për tri vjet me radhë, ka akumuluar artificialisht në rritje kërkesën për këtë lloj të mire publike, që i është drejtuar sektorit privat dhe që është pasuar edhe me drejtim të fluksit të të ardhurave drejt tyre duke shkaktuar të ardhura të munguara për universitetet publike në shuma të konsiderueshme dhe me efekte në nivelet e investimeve dhe mbulimit të kostove të këtyre institucioneve. “Nga një llogaritje e thjeshtë, nisur nga një tarifë minimale prej 204,000 lekë, me një numër minimal kuotash 300, buxhetit të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë i mungojnë 61,200 mijë lekë, fonde të cilat, si rrjedhojë e bllokimit të fondeve publike, kanë kaluar në financimin e institucioneve private”,thanë burime zyrtare pranë KLSH.

Sipas të njëjtave burime, KLSH i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, që të përcaktojë dhe publikojë kalendarin e akreditimit dhe rankimit të IAL-ve dhe programeve të tyre në të gjitha ciklet, të bashkëpunojë me strukturat drejtuese në IAL-të publike për zhbllokimin e situatës në ciklin e tretë të studimeve dhe të nxjerrë të gjithat aktet nënligjore e rregullative të nevojshme për të liberalizuar filtrin hyrës dhe forcuar filtrin dalës të doktorantëve potencialë. KLSH i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit që të marrë të gjitha masat, që në asnjë rast të mos ketë bllokim të përgjithshëm të kuotave të pranimit për programet e doktoraturës në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë dhe orientim të kuotave për Institucionet private të Arsimit të Lartë.

Abuzimi me tenderat

KLSH ka vërejtur gjithashtu mangësi dhe shkelje të rëndësishme të konsiderueshme në procedurat e prokurimeve publike duke veçuar procedurën e prokurimit të zhvilluar me objekt “Ndërtimi i objektit “Tirana Olimpik Park”. Kështu nga auditimi është konstatuar se MAS ka dërguar në qeveri projektvendimin “Për miratimin e fondit limit për kompleksin sportiv Tirana Olimpik Park” së bashku me relacionin shpjegues dhe me VKM nr. 560, datë 29.08.2014 “Për miratimin e preventivit paraprak për kompleksin sportiv “Tirana Olimpik Park”, është bërë miratimi i preventivit paraprak për efekt të llogaritjes së fondit limit. Sipas KLSH, është prokuruar projekti i hartuar nga një shoqëri, që nuk rezulton të jetë kontraktuar nga Autoriteti Kontraktor apo njësitë e varësisë për kryerjen e këtij shërbimi. KLSH ka gjetur po ashtu se kriteret e veçanta të kualifikimit janë diskriminuese dhe të hartuara nga një grup pune që nuk është ngarkuar për kryerjen e këtij shërbimi dhe janë miratuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MAS, në kundërshtim me Ligjin nr. 9643, datë 20/11/2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, neni 1, pika 2 dhe nenin 20, pika 1.

Në vlerësimin e ofertave këtu konstatohet se kanë marrë pjesë 8 operatorë ekonomik, nga të cilët KVO ka skualifikuar 7 prej tyre dhe ka kualifikuar operatorin ekonomik me ofertën ekonomike më të lartë (99.2% e fondit limit). Burimet zyrtare nga KLSH thonë se janë skualifikuar padrejtësisht 2 nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës, me ofertë ekonomike më të ulët se oferta e operatorit fitues. Si pasojë e shkeljeve të mësipërme, është shkaktuar 78,745,737 lekë ose 562,000 euro dëm ekonomik në buxhetin e shtetit. Po kështu, nga vlerësimi i ofertave në procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje mobilierie për shkollat e sistemit arsimor pasuniversitar”, KLSH ka konstatuar se kanë marrë pjesë 8 operatorë ekonomikë, nga të cilët janë skualifikuar 5 dhe janë kualifikuar 3 operatorë ekonomikë. “Pas ankesës në Autoritetin Kontraktor të një operatori ekonomik të skualifikuar, është rrëzuar ankesa dhe është bërë rivlerësim i procedurës.

Ky operator ka bërë ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP), i cili e ka pranuar këtë ankesë dhe ka marrë vendim për shpalljen fitues të këtij operatori. Edhe pas këtij vendimi, në përgjigje të ankesës së paraqitur në Autoritetin Kontraktor të një operatori tjetër ekonomik, zyrtari i autorizuar rekomandon pranimin e ankesës dhe lidhjen e kontratës, në kundërshtim me vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik”, bënë me dije burimet zyrtare pranë KLSH, sipas të cilave, si pasojë e kësaj shkeljeje është shkaktuar 29,275,390 lekë ose 209,000 euro dëm ekonomik në buxhetin e shtetit.

Të Lidhura

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën
Aktualitet

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën

26 Tetor, 2025
Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!
Aktualitet

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!

22 Tetor, 2025
Protesta për ish-krerët e UÇK, Robert Ndrenika: Shqiptarët të bashkuar, siç ju ka hije, përgjigje për ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë
Aktualitet

Protesta për ish-krerët e UÇK, Robert Ndrenika: Shqiptarët të bashkuar, siç ju ka hije, përgjigje për ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë

18 Tetor, 2025
Ndahet nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari, një nga kirurgët e njohur të spitalit të Korçës
Aktualitet

Ndahet nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari, një nga kirurgët e njohur të spitalit të Korçës

17 Tetor, 2025
Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor
Aktualitet

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor

11 Tetor, 2025
Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta
Aktualitet

Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta

11 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhesi Gavelli: Erës
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhesi Gavelli: Erës

30 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 30 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 30 Tetor 2025

30 Tetor, 2025

Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo!
Sport

Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo!

29 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 29 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 29 Tetor 2025

29 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com