InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Buzëgremina ta tregon vetë “drejtimin e duhur” ! Nga Prof. As. Taulanda Jupi

23 Korrik, 2020
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Buzëgremina ta tregon vetë  “drejtimin e duhur” ! Nga Prof. As. Taulanda Jupi

  

Nga Prof. As. Taulanda Jupi

Më në fund nuk besoj se ka ndonjë shqiptar, përveç “shoqërisë civile” që nuk e ka kuptuar se në krye të shtetit Shqiptar drejton një kryeministër me synime makiaveliste, objektivi i të cilit, nuk shkon përtej mbajtjes së pushtetit me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo sakrificë që fatkeqësisht bie në kurriz të vetë shqiptarëve, duke i  privuar gjithsecilit prej nesh jo vetëm  të ardhmen europiane, por mbi të gjitha stabilitetin në vend. 

Propaganda, mekanizmi i vetëm fuknsional i sektit Rilindja, ka prodhuar sloganë fushatash të cilave vlen  tu rikthehemi vëmendshëm duke vëzhguar dhe  analizuar premtimet : “Përtej të majtës dhe të djathtës!”,  “Shqipëria e gjeneratës tjetër!” apo  “Drejtimi i duhur”. Ky skanim vlen si  analizë reflektuese jo vetëm mbi dobësitë tona si qytetarë, por veçanërisht për të reaguar në momentin e duhur dhe në mënyrën e duhur.

Po të kthehemi pas në kohë, për të analizuar pendesa që na rrijnë  varur në ndërgjegje si pikëpyetje të mëdha  të llojit:  “Si erdhëm deri këtu?” apo “Çfarë ndodhi, pse e lejuam?”, do të kujtojmë se “Përtej të majtës dhe të djathtës!” ishte një nga sloganet e Rilindjes që atraktoi imagjinatën e votuesit.  Në  pamje të parë dukej një filozofi progresiste,  gjithpërfshirëse por në të vërtetë rezultoi një filozofi e pambështetur në një linjë ideologjike, pa një kontur të qartë  përkatësie bindjesh,  e materializuar në reforma dhe vendime pragmatiste të cilat në thelb kishin dhe kanë vetëm një qëllim: forcimin dhe  mbajtjen në pushtet me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo sakrificë njeriu të vetëm, ai është Edi Rama.

“Shqipëria e gjeneratës tjetër” ishte një tjetër slogan me premtimin se reformat e filluara, apo ato që do të ndërmerreshin në mandatin pasardhës do të ndërtonin një Shqipëri të së ardhmes.  A nuk është momenti të pyesim: Ku është sot Shqipëria e gjeneratës tjetër ? Apo për ti shkuar në thelb pyetjes : ku është sot gjenerata tjetër? Arratisur e syrgjynosur rrugëve të botës do t’i përgjigjej Noli, “nxënësit të tij”. Pasiguria për të ardhmen, mungesa e mundësive apo shpesh edhe mohimi tyre, zhgënjimi dhe humbja e shpresës, detyruan qindramijë qytetarë  shqiptarë, mjekë, infermierë, inxhinierë, mësues të zgjidhnin ikjen, ndoshta pa kthim. Po të përmendim këtu edhe nxënësit apo studentët që largohen nga Shqipëria për një arsim më cilësor, shifra bëhet alarmante edhe për një të ardhme shumë më të afërt.  “Shqipëria e gjeneratës tjetër”   do të ketë si mallkim mbi shpinë e vetmëm borxhin marramendës në kufijtë e falimentit. Ndaj premtimi “Shqipëria e gjeneratës tjetër” rezultoi një iluzion , mbeti një slogan i ofruar  nga këshilltarë të shtrenjtë , imazhi europian i të cilëve u pingul fortë me çekanin e propagandës rilindase në kafkën (ndërgjegjen) e njerëzve të etur për ndryshim.                                                       

Slogani apo premtimi “Për Shqipërinë që duam!” meriton një pyetje direkte dhe pa shjellime:

Për cilën Shqipëri bëhej fjalë?

  • Për Shqipërinë më larg se kurrë Europës, vlerave dhe standardeve të saj?
  • Për Shqipëinë pa Gjykatë Kushtetuese funksionale?
  • Për Shqipërinë pa Gykatë të Lartë?
  • Për Shqipërinë me Parkament ilegjitim?
  • Për Shqipërinë, ku rrjeti social I kryeministrit është shnnndërruar në flterore zyrtare?
  • Për Shqipërinë, ku ligji nuk është njësoj për të gjithë?
  • Për Shqipërinë me shëndetësinë dhe arsimin e shkatërruar?
  • Për Shqipërinë e taksave të larta dhe ekonomisë së rrënuar?
  • Për Shqipërinë e drogës, korrupsionit, konçensioneve?
  • Për Shqipërinë e shitur, e shqyer dhe kafshuar nga babëzia, si mall pa zot?

Besoj se asnjë shqiptar, i cilësdo bindje qoftë nuk ka imagjinuar kurrë të tillë “Shqipërinë që duam”, për axhendë personale.

 Lulzim Basha në krye të Opozitës së Bashkuar ka zgjedhur dhe punon për nëj axhendë tjetër, axhendën për t’u sjellë shqiptarëve normalitet, axhendën e një Shqipërie Europiane.

Po nëse flasim për sloganin “Drejtimi i duhur”, në këto vite të qeverisjes së Edi Ramës , e veçanërisht në ditët e fundit, më shumë se drejtim të duhur, kemi parë rrugë pa krye, kthesa në errësirë, ecje në fusha të minuara, kërcime e fluturime pa busulla apo mekanizma orientues, pa transparencën e nevojshme se ku është dhe nga kalon ky i ashtuquajturi “drejtim i duhur”. Nëse drejtimi i duhur është  buzëgremina ku ka  vendosur të luajë rolin e tij të fundit, udha e mbarë i qoftë! Besoj shqiptarët kanë një tjetër projekt për të ardhmen e tyre.

Edi Rama në 7 vite qeverisje si kryeministër nuk pati vullnetin, vizionin dhe as forcën të dilte mbi pangopsinë dhe etjen për pushtet. “Mejdanin e luftës” e pati , të gjitha pushtetet i pati dhe përsëri për fatin e zi të shqiptarëve DESHTOI dhe HUMBI në “mejdanin e betejës” si kryeministër.

Ndaj sot  nuk ka asnjë të drejtë morale, logjike jo e jo, tu drejtohet shqiptarëve me slogane e reklama të çngjyrosura propagande se “Partia socialiste do atë që duan qytetarët”. Shqiptarët  sot duan vetëm një gjë : Largimin e Edi Ramës! Partia Socialiste e zgjedh vetë çfarë do, më pas asaj që duan shqiptarët.

Edi Rama i bjerrur prej mekanizmit vetshkatërrues ku ka hyrë për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo sakrificë po shkruan epilogun e tij duke shpikur lloj-lloj trikesh dhe marifetesh, për të zhbërë marrëveshjen e 5 Qershorit, marrëveshjen e 14 Janarit e çdo marrëveshje tjetër  që do të mundësontë kushte për një garë të ndershme zgjedhore.  I ndërgjegjshëm për dështimin e tij, Edi Rama  nuk do garë, ai do të ketë në dorë sa më shumë mekanizma kontrolli mbi procesin dhe zgjedhjet e ardhshme.

Miratimi i Reformë Zgjedhore është një nga kushtet  e  Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të përmbushë përpara konferencës  ndërqeveritare për hapjen e negociatave. Opozita e bashkuar  e kreu rolin për të cilin u anagazhua, para shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtar. Ndërsa Edi Rama ngado të kthejë kokën ka shenja dhe sinjale të dukshme çfarë duhet të bëjë : TERHEQJE nga marrëzia! TËHEQJE pa show, pa heroizma, pa bërtitur, pa klithma sakrifice! TERHEQJE pa u kacavjerrur pas imazhit të Lulzim Bashës  duke dashur ti ofrojë apo me keq akoma ti imponojë axhendën. Ndërkohë që Edi Rama negocion për axhendë personale, Lulzim Basha  në krye të Opozitës Bashkuar ka zgjedhur dhe punon për një axhendë tjetër, axhendën për tu sjellë shqiptarëve normalitet, axhendën e një Shqipërie Europiane.

                                                                                             

Të Lidhura

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!
Opinione

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!

26 Janar, 2026
Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore

30 Dhjetor, 2025
Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Parashikimi i motit 4 Shkurt 2026/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu
Aktualitet

Parashikimi i motit 4 Shkurt 2026/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

4 Shkurt, 2026

“Ty të ka dënuar Zoti, njeri i dhunshëm”/ Debat i ashpër mes Rogertit dhe Stenaldos
Show Biz

“Ty të ka dënuar Zoti, njeri i dhunshëm”/ Debat i ashpër mes Rogertit dhe Stenaldos

4 Shkurt, 2026

Alarm për prindërit/ Braçe shpërthen ndaj Big Brother VIP: Po shkelni ligjin
Aktualitet

Alarm për prindërit/ Braçe shpërthen ndaj Big Brother VIP: Po shkelni ligjin

3 Shkurt, 2026

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?
Show Biz

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

3 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com