Përpjekja e liderit të Surrelit për ta përdorur si kalë troje, në luftën e tij të pandershme kundër opozitës së vërtetë, asaj që me djegien e mandateve i tregoi botës mbarë lakuriqsinë e regjimit socialist të Tiranës zyrtare dështoi me sukses.
Në fakt kjo u duk që në momentin e ndarjes historike nga parlamenti i mafies dhe drogës, atëherë kur kundër opozita shqiptare u sulmua me gaz helmues të markës serbe në mënyrë pinoçeteske.
Dhe opozita e Ramës u rehatua në Parlament.
Pra, duke iu rikthyer qëllimit, ka rreth një vit që kur Opozita e Bashkuar braktisi parlamentin e krimit, rëndom nëpër media të ndryshme, nëpër edicione informative apo transmetime televizive politike gazetarë të ndryshëm me qëllimin e keq të denigrimit të asaj që e zhveshi politikisht regjimin Edi Ramës nga veshja demokratike me të cilën përpiqej t’i hidhte hi syve të partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë, dëgjojmë përdorimin sa abuziv aq edhe dashakeqës siç e thamë më lart të termave opozitë parlamentare dhe opozitë e rrugës. Mendoj se kjo jo vetëm ështe paturpësi e këtyre njërëzve, por nuk do të shtyhesha aq sa ta quaja çmenduri, apo idiotësi politike, por me mirësjellje po e konsideroj një fjalor politik banal vënia e shenjës së barazimit midis Opozitës së Bashkuar, përfaqësueses më dinjitoze të shqiptarëve sot, me një grupim dominosh ku e vetmja gjë që i bashkon është vendosmëria… për t’u shitur. E vetmja gjë që nuk dimë eshte çmimi real i shitjes…
Edhe pse nuk dua dhe mendoj se nuk ja vlen të merrem me individualisht me ndonjërin prej tyre, vërej me habi se ka edhe ndonjë që ka rënë në grepin e asaj pjese të medias e quan me termin opozitë, a thua se këta njerëz përfaqësojnë seriozisht opozitën shqiptare. Ne e dimë, njerëzit tanë e dinë, shqiptarët po ashtu e dinë kush janë dhe çfarë përfaqësojnë, edhe pse ka raste që bëjnë sikur ulërasin në foltoren e Parlamentit të tyre.
Por edhe ata e dinë se përdorimi i tyre në qëllimin për të përçarë opozitën, është sikur të shterrosh oqeanin me gota uji.
Ndaj dhe them, duke qenë i bindur, se lideri i Surrelit dështoi në përpjekjet e tij për baltosjen e opozitës, duke i hequr dashur pa dashur mundësinë sufllaqexhinjve të tij për të prerë biletën për në trenin që ne do na çojë lart dhe duke ua falur në trenin që do t’i zbresë poshtë e më poshtë.











