InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Goditje staliniane ndaj botës universitare

1 Korrik, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Goditje staliniane ndaj botës universitare

NGA ARTAN FUGA

Qytetarja Besa Shahini, dje, me vendimin sipas tipit të dhjetë goditjeje staliniane, në befasi, pa asnjë konsultim me trupat universitare dhe të zgjedhurit e tyre, ndofta, sikurse shprehet vetë, në një fshehtësi komplotiste me ata që duan të mbajnë postet pa zgjedhje demokratike, shpalli që brenda një dite hap fushatën zgjedhore për universitete.

Në 1 qershor hap fushatën në 30 korrik shkoni në votime! – një gjë e paprecedent dhe jashtë cdo logjike, duke i kapur në befasi mjediset universitare. Duke i fyer dhe marrë nëpër këmbë ato! Pra nuk lë mundësi kandidimi, nuk jep mundësi fushatash sepse është periudhë kur studentët dhe pedagogët janë të shpërndarë në provime, dhe studentët janë nëpër shtëpi.

Universitetet kështu bëhen poaq të paligjshme sa edhe votimet e 30 qershorit për pushtetin lokal.

Gjithçka bëhet që t’u tregohet universitarëve që janë në hyqmin e politikës, të kontrollohen politikisht universitetet që t’u mbyllet goja intelektualve dhe studentëve, të bëhet presion mbi ta dhe të nxirren edhe vota për zgjedhjet e ardhëshme politike!

Kush nuk e kupton këtë do të bëhet viktimë e këtij moskuptimi!

Rruga e rrezistencës nuk është kandidimi sikurse e imponon goditja staliniane, por refuzimi i këtyre zgjedhjeve që janë fyese dhe poshtërojnë të gjithë profesoratin dhe studentët e të gjithë universiteteve të Shqipërisë! Ne duam zgjedhje të ligjshme, të qeta, demokratike, sikurse na ka hije, pa stërkëmbësha, pa skuthlliqe, me transparencë, barazi shansesh, me fushata dhënie llogarie dhe programe strategjike, jo votime staliniste!

Poshtërojnë dhe mbajnë nën zgjedhë shkencën dhe arsimin në Shqipëri.

Pas shkatërrimit të maturës shtetrore, ministria e arsimit godet brinjë më brinjë botën universitare.

Njeri akt më absurd se tjetri. Njësoj sikur Turi i maturës të marrë vendim për hapjen e rrufeshme staliniane të fushatës zgjedhore në kushtet e pandemisë dhe të pamundësisë për proces zgjedhor të rregullt që ende nuk ka filluar të japë mundësi as rregjistrimi kandidatësh alternativë në shumë universitete dhe të mos ketë as infrastrukturën zgjedhore.

Këto zgjedhje në universitete janë për drejtimin e agjencive universitare publike. Por, me një ligj që është poaq absurd sa edhe testi i maturës, drejtimi universitar është kudo në kaos, pa novitete, imponon dhunën e ministrisë ndaj autonomisë universitare, poshtëron pedagogët duke shkatërruar lirinë e tyre për mësimdhënie dhe punë shkencore, nuk jep të drejta për pedagogët dhe studentët, bllokon dinamikën e drejtimit, shkëput krejtësisht senatet nga të zgjedhurit e tyre, vendos bordet nën hyqmin i ministrisë, ndalon cdo adaptim të shkollës ndaj kërkesave të vendit për kuadro, nxit papunësinë dhe çvlerësimin e diplomave, shkatërron certifikimin e cilësisë të diplomave, shkatërroi shkollat doktorale, etj.

Gjithçka përfundoi me një gënjeshtër të madhe staliniane. Kampus universitar në Tiranë një fiasko e madhe korrupsioni që vetëm Spaku mund ta zgjidhi, kopshti botanik i masakruar, Muzeu botanik i hedhur greminë në tokë, terrenet sportive të universiteteve të Tiranës të kthyera në parkinge nga pushtete jouniversitare, bibliotekë universitare zero gjithandej, subvencionim i teksteve i braktisur, gjoja biblioteka elektronike një absurd i papërdorshëm, po aq absurd sa edhe testi i maturës shtetrore, përkthimi i librave me të cilën u shuajt greva studentore përfundoi në një gënjeshtër monumentale, studentë që kryejnë studimet rregullisht dhe në fund del se agjenci të ministrisë i kanë rregjistruar jashtë ligjit, investime nga universitete publike europiane në Shqipëri zero, bashkëpunimi në projekete në ditë të hallit, Palestra e universitetit kthyer në zyrë, botime revistash universitare me faktorë impakti të subvencionuar edhe nga shteti zero, asnjë studim për integrimin e të diplomuarve në tregun e punës, asnjë ristrukturim fakultetesh sepse ligja e pengon, kontroll absolut i Turit të maturës mbi programet mësimore dhe mbi cdo lëndë që zhvillohet, kuotat e pranimit të studentëve në universitete krejt mekanike dhe të burokratizuara, asnjë matje e nivelit të diplomave me ato europiane, niveli i gjuhës të huaj e masës të studentëve për të qarë hallin – këto janë vetëm disa nga plagët e arsimit universitar si pasojë e ligjit masakër të arsimit të lartë që përkthehet në modelet e drejtimit universitar.

Shkallëzimi i meritave dhe titujve është kthyer në zero duke shkatërruar profesoratin njësoj sikurse deputetin, nëpunësin, ekspertin, qytetarin, dhe kthyer këta në një masë amorfe, të banalizuar nga politika. Kërkimi shkencor, botimet po ky ligj i ka cuar nën nivelet nën zero, sikurse ka shkatërruar dhe një vlerësim modern të punës shkencore dhe të strukturimit të departamenteve dhe fakulteteve duke i kthyer në kuti konservash hermetike.

Pa u hedhur në tokë dhe shkelur me këmbë ky ligj për arsimin e lartë, cdo proces zgjedhjesh, aq më shumë i tipit të dhjetë goditjeve staliniane, nuk është veçse një farsë dhe mashtrim, një sistem riprodhimi i mediokritetit, banalitetit, shkatërrimit të jetës të studentëve, për të cilët të gjithë jemi përgjegjës, e nëse nuk ndjejmë përgjegjësinë, jemi edhe fajtorë!

Të Lidhura

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Shtatzënë në Ferma VIP? Alba Pollozhani zbulon të vërtetën
Show Biz

Shtatzënë në Ferma VIP? Alba Pollozhani zbulon të vërtetën

10 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 10 shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 10 shtator 2025

10 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 9 shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 9 shtator 2025

9 Shtator, 2025

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-presidentit
Aktualitet

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-presidentit

8 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com