InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Refleksion për takimin tim me Lulzim Bashën

27 Qershor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Refleksion për takimin tim me Lulzim Bashën

Nga Lulëzim KITA

CHICAGO, ILINOIS, USA

Si çdo shqiptar në emigrim edhe unë më tepër ndjek lajmet nga atdheu sesa nga vendi ku jemi natyralizuar. Këto ndjenja, shkruar në një rresht, mbase nuk i kuptni ju që e keni ndërtuar jetën në vendlindje, por e dinë se janë absolutisht të vërteta emigrantët si unë. Mendja, ëndërrat, përjetimet, dashuritë, dhimbjet tona kanë mbetur apo ecin rrugicave të fshatrave e qyteteve shqiptare. Ne më së pari se të blinim shtëpinë e familjes në atdheun e ri, gëzonim për zhvillimet pozitive të Shqipërisë.

Kam mbi dy dekada që jam zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Çikago. Toka e premtuar nuk ishte parajsê, por shpresën e mbartëte dhe përcillte në çdo frymëmarrje të tijën. Këtu m’u rritën vajzat, këtu më vdiq nëna, këtu e përmbusha veten. Pavarësisht këtyre, nuk mjaftoka që të ndihem në parajsë. Gjaku është si ajo kërthiza që të ka lidhur me barkun e nënës dhe krijon atë dashuri të shenjtë e pakushte mëmë-bir. Paranteza ishte kjo…

Në dijeni të vazhdueshme me ecurinë e vendit tim, kam ndjekur me gëzim dhe shqetësim ngjarjet që ka prodhuar e prodhon politika e Tiranës. Para pak vitesh u lumturuam kur Shqipëria u antarësua në aleancën Atlantike. Qenia në NATO ka bërë krenar çdo shqiptar, por më tepër nga të gjithë, neve, shqiptarët e Amerikës.Ai aderim që lartësonte kombin tonë, na ngjiste dhe neve në parajsën e përfyturuar. Krijimi i shtetit të Kosovës ka qenë mbi çdo festë tonën.

Lëvizja e lirë në vendet e Evropës ishte një tjetër festë në familjet tona. Shqiptarët, tashmë nuk do të dergjeshin më dyerve të ambasadave dhe do të ishin dinjitozë nëpër rrugët e Berlinit, Romës, Athinës etj. Të rinjtë e sotëm nuk e kuptojnë ngazëllimin tonë për një event të tillë dhe s’ka sesi, por ne 50 vjeçarët e sotëm e ndjejmë në shpirt dhe prekshëm atë zhvillim.

E më tej, zhvillimet galopante në infrastrukurë, paga, turizëm mirëqënie. Deri në vitin 2013 lodruam dhe ne brenda suksesit shqiptar. Rrotacionet e pushtetit janë normale në vendet demokratike dhe unë e kam pritur qetësisht verdiktin e votës së bashkëkombasve. Shqiptarët vendosën që vullnetin e tyre t’ja linin socialistëve.

I vetëformuar si i djathtë do doja që në drejtimin e vendit të mbeteshin forcat progresiste, por mendoja se transheja e zhvillimit ishte e shtruar dhe socialistët do të ecnin në drejtimin e përcaktuar. Koha 7 vjeçare e qeverisjes së tyre, solli zhgënjime pa fund. U stopuan njohjet e Kosovës, ngeci ekonomia, varfëria fitoj terren, besueshmëria në planin e jashtëm u baltos, vendi u etiketua si narkoshtet, braktisja e vendit nga të rinjtë, korrupsioni u bë normë dhe u vu në diskutim lëvizja e lirë.

Dhimbje për ata që janë banorë të vendit amë, më shumë dhimbje e stres për ne që kemi dhe një tjetër pasaportë. Para një viti isha në Shqipëri dhe u ndesha me atë realitet brengues. Takova miq e shokë, të majtë e të djathtë, refreni i tyre; duhet të ikim, ky vend nuk bëhet. Ky pohim të binte si shpullë mbi fytyrë.

Rasti e solli të takoja dhe kreun e opozitës, Z. Lulzim Basha. Një mbasdite korriku(vitin e kaluar) isha në shoqëri me një shokun tim, me detyrë funksionale në selinë qendrore të demokratëve, më thotë : nesër do të jem në Gramsh dhe disa qytete me Kryetarin Basha. Doja të shkoja se i lirë isha, por edhe për të vizituar brenda ditës disa zona, por ndruhesha t’i thoja. Ai, sikur më lexoj mendimet, pse nuk vjen me mua ? Mëngjesi i ditës tjetër më gjeti në Gramsh.

Mijëra njerëz ishin grumbulluar aq herët. Basha mbërriti dhe takoj qindra prej tyre, midis dhe mua. I thashë që jetoj në USA dhe ndali më gjatë duke më pyetur për disa aspekte ditësore të jetës sonë. Një takim i mrekullueshëm, fshatarë që pyesnin për programin e fshatit, të rinj që intersoheshin për politikat rinore, qytetarë që donin të dinin për pagat e administratës, pensionistët me shqetësimet e tyre për politikat e shëndetit dhe kujdesit.

I qartë dhe vizionar Basha në argumentimin e çdo fakti dhe referimi. E ndoqa me zell dhe në tre takime të tjera të asaj dite nëpër zona të ndryshme. E nisa turin e asaj dite për kureshti gjeografike dhe po e përfundoja me gëzimin e një minifushate politike, ekonomike, shoqërore, por mbi të gjitha si një debat publik perëndimor.

Tani është rasti që bashkëatdhetarët e mi të reflektojnë dhe të nxjerrin mësime nga keqqeverisja e rilindjes. Alternativa e tyre është diferencuese dhe vizionare, ata duhet të kapërcejnë steriotipet e dogmave socialistë apo demokrat. Jeta dhe mirëqenia e familjes së tyre duhet të jetë lajtmotivi i votës që po troket.

Lulzim Basha nuk është thjesht një zgjedhje, por një shpresë sepse një njeri që mendon dhe vepron si perëndimor, sigurisht që standarte të tilla kërkon e ndërton.


Të Lidhura

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…
Politikë

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…

23 Gusht, 2025

Ylli Limani, sërish thirrje Florit Mumajesit: Kthehu në muzikë, të duam dhe na mungon!
Show Biz

Ylli Limani, sërish thirrje Florit Mumajesit: Kthehu në muzikë, të duam dhe na mungon!

23 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 23 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025

Këndi Letrar/ “Duart e Nënës” – skicë nga Adelina Pali
Kulturë

Këndi Letrar/ “Duart e Nënës” – skicë nga Adelina Pali

22 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com