Nga Edmond Panariti
Shpresoj se të dy anët e Atlantikut, ndihen të lehtësuar për shtyrjen e takimit të Washingtonit midis përfaqësuesve të Beogradit dhe të Prishtinës!
Një veprim i mënçur për të parandaluar, veprime të nxituara dhe jo mirë të koordinuara!
Shtetet e Bashkuara do të mbajnë lidershipin në zgjidhjen ekonomike dhe politike të ngërçit Serbi – Kosovë por që mban peng Ballkanin Perëndimor në tërësi.
Këtë e ritheksoi zoti Grenell, i cili duke njoftuar për një takim tjetër në Washington, në një kohë të përshtatshme midis palëve, apeloi për një angazhim Evropian për një zgjidhje të qëndrueshme politike midis Kosovës dhe Serbisë.
Që nënkupton një angazhim më dinamik të zotit Lajçak, si i dërguar i BE për këtë qëllim.
Takimi i Parisit në muajin tjetër do të jetë thelbësor në këtë drejtim.
Jepini kohë, kohës është shprehja proverbiale e Presidentit Francez, Miterrand !
Kjo duket taktika e ndjekur për rifillimin dhe eventualisht finalizimin e dialogut Prishtinë – Beograd.
Por ndërkohë u arrit të “shkërmoqet” përfundimisht opsioni i “Land Swap” ose i shkëmbimit të territoreve si instrument për arritjen e marrëveshjes.
Një fitore për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.
Për të tjerat.. Jepini kohë, kohës.