InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Populizmi dhe rrjetet sociale/ Ese Nga Erl Kodra

24 Qershor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Populizmi dhe rrjetet sociale/ Ese Nga Erl Kodra

Një ndër efektet më të mëdha (negative) të rrjeteve sociale është kontakti i drejtëpërdrejtë i votuesve potencial me politikanët. Ndjekësit në Facebook dhe në Twitter i marrin në kohë reale slloganet e liderit, sllogane këto që janë të ndërtuara në formën dhe përmbajtje të atillë, me qëllimin e vetëm që të kenë efekt sa më të madh në imazh, retorikë dhe propagandë.

Votuesi potencial, sidomos ai lloj votuesi që i përdorë masivisht rrjetet sociale, nuk është i prirur të shohë dhe të kuptojë përtej të dukshmes, ai merr të mirëqenë atë që i thuhet, madje, ai është i gatshëm të pranojë edhe gjuhën sygjestionuese të liderit, sidomos kur ajo është e paketuar bukur dhe me fraza populiste. Shumë pak njerëz janë në gjendje të dallojnë të mirën nga e keqja në tërë dimensionin e saj.

Arsimimi masiv i shoqërisë nuk ka sjellë domosdoshmërisht kulturimin e saj, për më tepër në shoqërinë tonë. Ideja e specialistëve të marrdhenieve publike (PR) është që masën e madhe të votuesve që shtrihet para tyre t’a orientojnë drejt interesave të tyre, duke i mashtruar në qëllimet e verteta. Për shembull, në fushatën e vitit 2017 Edi Rama fliste vetëm për timon, një gjuhë e rëndomtë kjo, por e mjaftueshme që të mobilizojë votues, që i merrnin të mirëqena thëniet e tij.

Ai e identifikonte të keqen me faktin se, nëse është i detyruar të bëj koalicion me të tjera parti, ai do të jetë i detyruar të ndajë tepsinë e pushtetit me njerëz që nuk e meritojnë, dhe për më tepër, kjo do të zvogëlojë tortën e punësimeve. Sigurisht që kjo ishte thjesht propagandë e pastër dhe pa asgjë të përbashkët me problemet e thella ekonomike të qytetarëve. Masa e votuesve është si një fushë që duhet pushtuar me çdo kusht, me çdo çmim.

Zakonisht piketohet një objektiv madhor për t’u arritur, i atillë që të tërheqë sa më shumë njerëz. Dhe nuk ka objektiv më të vertetë se sa antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Operacioni ndërtohet me disa faza, po ashtu edhe marrëdheniet dhe daljet publike. Vlera nominale e objektivit rritet në raport me kohën; sa më shumë kohë kalon, aq më shumë vështirësohet rruga, por po aq shumë rritet potenciali se kur të vijë dita e bekuar, qytetarët do të hanë me lugë floriri.

Kështu, objektivi kthehet në obsesion, gati në një makth akut, i cili kalon në çastin e fundit, sepse Lideri organizon ose një ceremoni me dekorime për hapjen e negociatave, ose vet Bashkimi Europian vendosë se Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat, pavarësisht se kushtet e fillimit të tyre rriten në mënyrë eksponenciale. Makineria propagandistike nëpërmjet rrjeteve sociale piketon jo vetëm mbështetësit, por edhe kundërshtarët potencial. Kjo arrihet në disa forma, ku më kryesorja është përzierja e të vërtetës me mashtrimin.

Domethënë; çdo akt i qeverisjes duhet të shoqërohet me të paktën një ose dy – tre të mira publike, të cilat do të shërbejnë si mbulim për të këqijat publike që do të shkaktojë akti qeverisës. Me këtë logjikë sulmon edhe kundërsharët potencial, sepse i projekton si njerëz që nuk e duan zhvillimin perderisa ata “janë kundër të mirave” publike. Qeniet njerëzore janë të prirura të zbulojnë botën, të habiten, të sygjestionohen, të magjepsen. Specialistët e marrdhënieve me publikiun e dinë se njerëzit shohin filma, lexojnë romane, dhe ndjekin talk-show politikë.

Ata kanë të dhëna të sakta se sa njerëz po i ndjekin në çdo moment, çfarë mendojnë ata, cili është niveli i tyre social dhe kulturorë. Prandaj ata i hedhin për konsum pikërisht atë që ata duan, domëthënë, atë lloj gjelle që atyre u shijon shumë.

Në këtë mënyrë, ata i mbajnë të mbërthyer pas magjepsjes, duke u dhënë herë pas here ndonjë dozë të fortë konspiracioni, sikur ata po luftojnë me forca aq të zeza, sa vetëm shpirti i tyre e di se ç’heq. Sukseset e disa politikanëve populistë rrotull botës kanë pikërisht këtë bazë; ata dinë të shfrytëzojnë rrjetet sociale, të hedhin për konsum tema të forta, që ngjisin; të krijojnë probleme dhe pastaj pikërisht këta të shfaqen si shpëtimtarë, duke u treguar ndjekësve të tyre objektiva të rrema, teori konspirative, të verteta të vogla të përziera bashkë me gënjeshtra të mëdha.

Komunikimi i drejtëpërdrejtë, domethënë, ai momenti kur lideri yt i preferuar shkruan diçka në facebook ose twitter, dhe ti e lexon atë në kohë reale, e pëlqen, sepse fjalia e liderit është e fortë, goditëse dhe asgjësuese për kundërshtarin e tij, atëherë ndjekësit i duket sikur edhe ai po merr pjesë në ndeshjen finale për të shpëtuar njerëzimin.

Sepse, potencialisht, shumica absolute e atyre njerëzve që përdorin rrjetet sociale nuk arrijnë të shohin dhe të kuptojnë përtej kuptimit të parë të fjalës. Për shumicën, gjërat janë komplekse sepse janë interesante, por jo se ata i kuptojnë ato në vet kompleksitetin e tyre.

Të Lidhura

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e hënë, 27 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e hënë, 27 prill 2026

27 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com