InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga Xhelal Mziu: Lulzim Basha, risia e politikës shqiptare!

7 Qershor, 2020
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Nga Xhelal Mziu: Lulzim Basha, risia e politikës shqiptare!

Basha, tashmë, po identifikohet si lokomotiva e trenit që çdo ditë shtonë “vagonët” për të shkuar drejt triumfit!Përtej metaforës, ky është perceptimi i shumicës.Pakënaqësia e shqiptarëve ndaj qeverisë ka arritur pikën kritike.RamaVirusi, sikurse shpesh thuhet, personifikon qeverinë më të paarsyeshme në këto 30 vite demokraci.

Kjo gjëndje, jo për shkak të fatkeqësive natyrore, por për shkak të keqmenaxhimit të ekonomisë (PPP), me thyerjen e rekordit botëror të varfërisë ekstreme të qytetarëve, me rritjen e çmimeve, taksave e tatimeve, me rritjen e papunësisë (vetëm në 3 muajët e fundit mbi 120 mijë të pa punë). Për të vazhduar me falimentimin e bizneseve (vetëm në këto 3 muaj mbi 45 mijë biznese të falimentuara), me rritjen e borxhit në mënyrë galopante dhe të pajustifikuar (vetëm 3-mujorin e parë 2020 u morën borxh mbi 380 milionë €).

Sipas BERZH Shqipëria për vitin 2020 jo vetëm nuk do të ketë 5% rritje ekonomike sipas buxhetit 2020, por një rënie drastike më shumë se 9% (rënia ekonomike rekord në botë, e arsyetuar sipas BERZH, për shkak të politikës qeveritare). Rritjes së krimit ekonomik dhe atij zgjedhor (dosjet 184 dhe 339 në zgjedhjet 2016 e 2017), e korrupsionit (vendi më i korruptuar në botë), kultivimit të drogës (në këtë vit po thyhet rekordi i mbjelljes së vitit 2016),Të gjitha këto pakënaqësi tregojnë që orteku i pakënaqësisë ka arritur në maximum dhe këto janë “vagonë” të trenit Basha.

E shkruaj “vagon”, sepse në zhargon ky term përdoret më tepër.Gjithë sa theksova më lart, janë elementë, të cilët bëhen aleatë të natyrshëm të opozitës.Ky popull është zhgënjyer edhe herë tjetër nga politikat ekonomike dhe sociale që kanë ndjekur qeveritë, por ky 8 vjeçar do të kujtohet jo si mospërmbushje të pritshmërive.

Jo ! Do të kujtohet si mjerues.Sigurisht që për liderin e PD – së dhe të opozitës shqiptare Lulzim Basha, nuk mjafton pakënaqësia extreme ndaj qeverisë.Krahas kontributit për denancimet (sa më sipër), për dekriminalizimin e politikës shqiptare dhe një mori qëndrimesh të tjera parimore dhe humane, opozita ka dëshmuar përgjegjësi të lartë në çështjen e integrimit europian. Lulzim Basha po shpalosë platformën qeverisëse për të bindur këdo, jo vetëm të djathtët, jo vetëm të pakënaqurit e qeverisë, por çdo qytetarë shqiptarë.

Në programin e tij nuk premtohet lux dhe timon, por ndërtimin e një Shqipërie të jetueshme.Në platformën e tij dallonSë pari : Në paketën fiskale dhe atë ekonomike është premtuar;Heqja e taksës progresive dhe tatim fitimit 15%, në taksën e sheshtë 9% (pra ulje mbi 60%), me dysheme pagën 30 mijë lekë. Uljen e sigurimeve shoqërore nga 21.3% në 18%.Ulja e TVSH për disa artikuj e shërbime të ndryshme, të turizmit, bujqësisë, etjRritja e pagës minimale në 300 €rritja e pensionit minimal në 250€Ulja e çmimit të naftës, energjisë elektrike, etj

Së dyti:Kontributin që dha, dhe po jep në reformën zgjedhore duke bërë hapa të rëndësishëm me partnerët evropian që i dhanë të drejt kërkesave të Bashës, dhe të partnerit USA duke e konsideruar Bashën si lideri i të ardhmes së Shqipërisë në familjen Evropiane

Së treti:Sot Basha i propozoi kryesisë së PD nisjen e procesit të konsultimeve, përzgjedhjes dhe selektimit të kandidatëve për zgjedhjet vendore dhe parlamentare.Vendimi i zotit Basha është një risi e re në politikën shqiptare, pasi për herë të parë kandidatët për Deputet dhe Kryetar Bashkie do të kenë votën e anëtarësisë së PD.

Vetëm në këto dhjetë ditë kemi tre hapa galopant të liderit Basha.Ndaj të gjitha sondazhet nxjerrin PD dhe opozitën e bashkuar me në krye zotin Basha fitues.

Basha nuk mjaftohet me pakënaqësinë popullore, po tashmë ai është faktor më i rëndësishëm i politikës shqipare ku në bashkpunim me aktorët e faktorët e politikës perëndimore po krijon shtratin e zgjedhjeve, po sjell një risi të re në zgjedhjen e kandidatëve dhe po u ofron shqipëtarëve një platformë të qartë, të plotë gjithëpërfshirëse jo vetëm për ta nxjerr vendin nga gërmadha ku ka rënë, por për t’i rikthyer shpresën, punën, mirëqenien, barazinë, rritjen ekonomike dhe integrimin përfundimtar Evropian.

Këto janë arsyet kryesore që trenit ekspres të zotit Basha, çdo ditë i shtohen “vagonët” për të na çuar drejt triumfit.#Ditëmëtëmira

Të Lidhura

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…
Politikë

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…

23 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…
Politikë

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…

23 Gusht, 2025

Ylli Limani, sërish thirrje Florit Mumajesit: Kthehu në muzikë, të duam dhe na mungon!
Show Biz

Ylli Limani, sërish thirrje Florit Mumajesit: Kthehu në muzikë, të duam dhe na mungon!

23 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 23 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025

Këndi Letrar/ “Duart e Nënës” – skicë nga Adelina Pali
Kulturë

Këndi Letrar/ “Duart e Nënës” – skicë nga Adelina Pali

22 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com