InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ylli Manjani: Teatrin e shembi Edi Rama dhe akush tjetër!

20 Maj, 2020
in InfoPress, Lajme, Opinione, Politikë
A A
Manjani: Po të kishim Kushtetuese do ishin rrëzuar urdhërat e Surrelit dhe Kodi i shkruar nga Meta

Nga Ylli Manjani.

Siç pritej, lëvizja taktike po e jep efektin! Tashmë kritika e mllefi publik po i sulet të pazgjedhurit e të paditurit të Bashkisë. Jo mor jo, nuk kemi punë me të sepse ai është i pazgjedhur. Të paktën jo në këtë moment e jo për këtë çështje. Me të ka punë drejtësia, kurdo që kjo e fundit të jetë e lirë dhe e pavarur. Ne do zgjedhim një kryebashkiak, kur të ketë zgjedhje.

Por si fillim ne kemi punë me sundimtarin me banim në Surrel, me marrëzitë e zhgarravinat e tij që ka 20 vjet që na i shet si ide apo projekte zhvillimi!! Me sjelljen e tij prej pronari harbut mbi çdo pasuri publike e private në këtë vend.

Detyra jonë është të jemi të gjithë bashkë përballë një njeriu të vetëm, që ka në dorë çdo gjë. Ai duhet shporrur nga drejtimi i punëve të shtetit. Dhe një gjë tjetër, të cilën e kam bindje të përforcuar tashmë, sjellja e tij nuk motivohet nga paraja, por nga pushteti. Pushteti i duhet për sundim! Paratë, që dalin nga pushteti i tij abuzues, nuk janë qëllim për atë, po për ata që Ai i përdor.

Ai është një monstër pushteti. Paranë e ka mjet, jo qëllim! Duhet kuptuar mirë kjo gjë.

Të emëruarit apo hysmeqarët e tij do të japin llogari si Çeço, me apo pa biçak. Dhe po, që të jemi të vërtetë deri në fund, Teatrin e shembi Edi Rama. Askush tjetër!

E shëmbi siç ka zhdukur nga faqja e dheut shumë objekte të tjera të trashëgimisë historike. Sepse historia e nervozon sundimtarin. E bën atë të ndjehet një hiç, siç në fakt është.

Por kujdes: Jemi përpara një operacioni për pushtet të përjetshëm të një njeriu, jo thjesht përpara korrupsionit të radhës! Pushteti është qëllimi, paraja është mjeti! Ndaj duhet të merremi me qëllimin, me çdo mjet.

Të Lidhura

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!
Opinione

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!

26 Janar, 2026
Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore

30 Dhjetor, 2025
Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

“Bojkotoni Botërorin”, deklarata e bujshme e ish-presidentit të FIFA-s
Bota

“Bojkotoni Botërorin”, deklarata e bujshme e ish-presidentit të FIFA-s

27 Janar, 2026

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues
Bota

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

27 Janar, 2026

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!
Opinione

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!

26 Janar, 2026

Parashikimi i motit,  26 janar 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 26 janar 2026

26 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com