Trapi dhe trapat!
Virus më trap nuk kam parë.
Të zë në veturë, nuk të zë në furgon, të zë në rrugë, nuk të zë në fason, po je pensionist nuk të zë të shtunën, po je nën 10 vjeç nuk të zë të dielën, po je mbi 10 vjeç të zë, të dielën zë edhe babanë, por nuk zë mamanë, të hënën zë mamanë, por nuk e zë babanë.
Ca i zë pas orës njëmbëdhjetë, ca të tjerë po të venë në detë…
E plot trapllëqe të tjera, që jo të gjitha i merr era.
Tani vras mendjen : është trap virusi, janë trapa ata që na i diktojnë apo jemi trapa ne që i besojmë … ?!