Në ditën e festës së Pashkëve, për besimtarët ortodoksë, ish- deputeti Eduar Ndocaj, ka përcjellë nga Milano ku jeton me familjen e tij, një mesazh urimi për të gjithë bashkëkombasit e tij, që sot kremtojnë Ringjalljen e Krishtit.
“Kjo ditë, nuk është thjeshtë një simbolikë”, -shkruan Ndocaj në postimim e tij,- por në fakt duhet të jetë qëllimi i gjithsecilit prej nesh!”.
Ndocaj, në videomesazh ka apeluar për ml shumë përpjekje dhe sakrifica, pasi së bashku gjithçka është e mundur.
Videomesazhi i urimit:
Gëzuar e për shumë vjet Pashkët Ortodokse nga Familia Eduart Ndocaj nga Milano!
Kjo ditë e triumfit të së mirës mbi të keqen, e jetës mbi vdekjen, na kujton se nuk është thjesht një simbolikë, por në fakt, duhet të jetë qëllimi i gjithsecilit prej nesh. Jeta jonë është e gjitha një perpjekje për t’ia arritur qëllimit dhe me besimin në Zot, gjithçka është e mundur. Besimi është çelësi! Për shumë vjet! Nga Eduart Ndocaj…