Aktorja Rudina Dembacaj ka postuar disa foto shumë të ëmbla me partnerin e saj, ish deputetin Mark Frroku, i cili është njëherësh dhe një nga biznesmenët e fuqishëm në vend.
Të dy shihen të lumtur në shoqërinë e njëri tjetrit, ndërsa nuk kanë munguar as puthjet mes tyre, dhe urimet për festën e Pashkëve, që këtë vit i gjen shqiptarët dhe të gjithë botën, nën kthetrat e koronavirusit,
“Gezuar Pashket te gjitheve! Durim dhe kurajo per kete periudhe te veshtire. Me dashuri Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku!”, shkruan aktorja në një postim në rrjetet sociale.
Prej disa muajsh tashmë ajo ka treguar se çifti ka nisur bashkëjetesën në shtëpinë e Frrokut, së bashku me Viktorian e vogël, dhe dy fëmijët e ish-deputetit.
Duket se shpejt familja do të shtohet, pasi Rudina e ka pranuar se ka në mendje dhe për një fëmijë së bashku me Markun, por ka thënë se për këtë koha pret.


