Virusi dhe kriza ekonomike
Covid 19 tashme eshte nje fakt boteror, pavaresisht teorive sesi u shfaq apo sa i rrezikshem eshte (une futem ne grupin e personave skeptike per kete ceshtje), fakti eshte qe Covid 19 po e trondit boten ne cdo cep, nga vendet me te fuqishme deri tek cendet e vogla, sic eshte dhe Shqiperia. E kur them qe bota po tronditet nuk e kam fjalen vetem per numrin e te prekurve dhe te viktimave qe vijne ne rritje, por per krizen ekonomike e cila sapo ka nisur te shfaqet, por pritet te shkoje ne nivele te paparashikuara as ne skenaret me te erret te ekonomise boterore. Eshte fakt qe ne teresi do kemi nje recension global, i cili do varet nga zgjatja e situates, por ne vleresimet e para parashikohet nje tkurrje prej 1.5% e GDP-se globale. Rikujtoj qe nga kriza e vitit 2008 recensioni ishte 0.8%-0.9%. Pra kete here kemi te bejme me nje krize shume me te thelle. Ajo qe e ben shume me te rrezikshme kete krize, eshte fakti qe vjen me nje goditje te trefishte: kerkese, oferte dhe likuiditet. Skenari behet me i frikshem nese kjo situate tejkalon edhe veren dhe mberrijme edhe ne vjeshte me te njejten situate. Ne thuajse cdo shtet ka nisur nje efekt domino dhe guret po bien me shpejtesi. Sektoret me te goditur padyshim do jene turizmi dhe import-eksportet.
Por le te hedhim pak veshtrimin nga vendi yne. Ne jemi nje vend i vogel me nje GDP te paperfillshme ne krahasim me vendet e botes. E ndersa SHBA deklaron 2 biliard $ fonde per te tejkaluar krizen (10% e GDP-se vendit), ne kemi nje GDP totale 14 miliard $. Edhe vendi jone do te perballet pak a shume me te njejtat probleme qe perballet cdo shtet, pra krizen me goditje trefishe. Aq me teper qe vendi vjen pas nje krize te pazgjidhur akoma me vlere 1 miliard $, e cila do ta fuse vendin ne borxhe dhe ne varesi ekonomiko-politike te rrezikshme ndaj disa vendeve. Dallimi mes krizes se termetit dhe te virusit, eshte se kriza e termetit nuk ka efekt domino, eshte krize pak a shume e izoluar. Por cfare ndodh me krizen qe po kalojme? Pse ajo eshte kaq e rrezikshme? Pse te gjitha shtetet po levizin me shpejtesi dhe po marrin masa drastike per te shpetuar ekonomine? Cfare nuhasin ata me shume qe ne s’po e kuptojme dhe s’po marrim asnje mase? Dikush mund te thote qe jane marre masa. Une them jo. Qeveria ka marrr nje sere masash ne drejtim te kufizimit te levizjeve per te shmangur perhapjen e pandemise dhe une nuk dua te flas nese kane qene apo jo efektive ato masa. Betejen ne frontin jetesor jua le ekspereteve te fushes ta gjykojne dhe vleresojne. Une flas per betejen ne frontin ekonomik. Duam apo s’duam kjo eshte beteje me dy fronte dhe nese luftojme ne njerin pa luftuar ne tjetrin, nuk kemi bere asgje. Padyshim qe me imediate eshte shendeti i njerezve, por nese nuk kujdesemi ne kohe per shendetin e ekonomise, do perballemi me pasoja te rrezikshme per te gjithe qytetaret e ketij vendi te vogel. Masat e vetme qe jane marre ne aspektin ekonomik jane 65 milion $ per te financuar biznesin e vogel. A eshte kjo e mjaftueshme? Absolutisht qe jo. Madje eshte qesharake. Si mund ti thuash nje biznesi me xhiro deri 14 milion lek te reja, qe do te te jap 26,000 lek ne muaj. Kjo do te thote falimentim per bizneset. Jane mbi 80 mije biznese te vogla qe kane mbyllur qepenin dhe rrezikojne falimentin. Per me teper nese kjo situate zgjat minimalisht 3 muaj mbi 90% e tyre do falimentonin. Me mijera njerez do hidheshin ne rruge si te papune, e ne nje situate te tille te humbasesh pune eshte nje problem jetesor. Dyfishimi i asistencave sociale eshte nje tjeter vendim gjysmak qe reklamohet. Shume mire qe do te dyfishohen, por e dini sa probleme ka skema e asistencave? Pafund. I kemi pare te gjithe rastet e denoncuara, ku ju eshte hequr asistenca te varferve e ju eshte vendosur personave qe nuk e meritojne. Mbyllja e bizneseve ka sjelle ulje te ofertes ne treg dhe me pak para ne duart e qytetareve, kjo sjell nga ana tjeter ulje te kerkeses ne treg dhe me pak para ne duart e shitesve. Dominote bien njeri pas tjetrit dhe kapemi ne cark. Nje cark i cili shtrengon fort dhe shume shpejt perballemi me goditjen e trete te kesaj krize qe eshte mungesa e likuiditetit. Ndersa goditje e kerkese-ofertes mund ta veterregulloje tregu me pak kujdes nga shteti, mungesen e likuiditetit nuk mundet ta rregulloje vete tregu i lire. Nese qytetaret, si individe dhe biznese nuk paguhen, do shkojne drejt sakrifikimit te kursimeve te tyre (ata qe kane kursime) per konsum. Kjo do te sillte ne probleme akoma me te medha, pasi kursimet jane nga burimet me te rendesishme per investime ne te ardhmen, investime qe do jene jetike pasi vendi te kaloje luften ne frontin jetesor. Likuiditeti do te ulet edhe ne sistemin bankar per shkak te hyrjeve shume te pakta ne kete periudhe dhe daljeve me te medha. Ne keto kushte dhe me rritjen e riskut bankat me patjeter do ulin financimet. E vetmja menyre qe bankat te financojne pas krizes eshte garancia sovrane, e cila do te thote qe shteti te garantoje kredite e dhena. Kjo mase deri tani nuk eshte marre. Deri me tani jane marre dy masa nga BSH per ti ardhur ne ndihme bankave dhe kredimarresve. E para eshte pezullimi i kesteve te kredive, i cili rezultoi nje vendim qesharak qe vetem shtoi radhet ne banka dhe njerezit vazhdojne paguajne kredi. E dyta eshte ulja e normes baze te interesit, e cila nese transmetohet ne menyren e duhur mund te sjelle efekte pozitive pasi ul koston e huamarrjes, por problem perseri mbetet risku i larte qe do te mbartin individet dhe bizneset per shkak te te ardhurave me te pakta apo humbjes se vendeve te pune.
Po si mund te injektohet likuiditet ne ekonomi. Ka dy menyra: me borxh te brendshem ose te jashtem. Ne kushtet ku jemi duket e veshtire thithja e borxhit nga jashte, ndaj opsioni me i arritur do te ishte borxhi i brendshem. Vete BSH ka deklaruar qe do ta mbeshtese ekonomine me likuiditet duke hedhur ne qarkullim letra me vlere te qeverise apo ne rastin me ekstrem duke blere borxhin publik. Problemi mbetet akoma nese investitoret, kryesisht bankat do duan te blejne letra me vlere apo jo. Ajo qe eshte e sigurt, eshte fakti qe ekonomia do kete nevoje pet likuiditet dhe ne keto kushte nuk ka shume rendesi sesa shkon raporti i borxhit publik apo i deficitit, madje as FMN nuk ka deklaruar se do kete probleme ne kete aspekt.
Por para se te mendojme per krizen e likuiditetit, duhet te mendojme nese ka ndonje menyre per te shpetuar biznesin e vogel nga rrenimi. Une mendoj qe ka. Ka nje menyre sesi mund ti jepet fund shpejt mbylljes se biznese dhe te rifilloje puna. Tamponimi i sa me shume njerezve eshte zgjidhja. Karantinimi total ne shume vende ka rezultuar jo efektiv, pervecse rrenon ekonomine. Ne modelin korean, japones apo izraelit eshte ndjekur pikerisht kjo ide: tamponimi i nje numri te madh te popullsise, izolimi i atyre qe rezultojne pozitiv dhe karantinimi i tyre, gjurmimi i kontakteve dhe nderprerja e shpejte e zinxhirit te transmetimit. Dhe ne asnje rast nuk eshte nderprere aktiviteti i bizneseve. A mund ta benim edhe ne kete? Patjeter qe po. Jemi nje vend i vogel dhe mund te ishin realizuar shume analiza qe ne fillim dhe te gjurmonim rastet, por jo ne vazhdojme me 100 apo me pak analiza ne dite. E nga ana tjeter vendosim fasha orare qe i bejne njerezit kapice neper tregje. Mbajme hapur fasonerite me 500 persona dhe mbyllim nje butik apo nje dyqan te cfaredolloji qe 500 veta hyjne gjithe vitin. Ku eshte rreziku me i madh per kontaminim? S’ka nevoje per pergjigje. E pra ja qe ka nje zgjidhje per te rihapur shpejt biznesin e vogel, testimi i sa me shume rasteve, izolimi i tyre, mbyllja e fabrikave fason perkohesisht dhe hapja e bizneseve te vogla, pervec lokaleve, pub-eve, restoranteve dhe palestrave. Te tjerat duhet te haoen sa me shpejt. Nuk mund te digjet jorgani per dy pleshta. Bejme sikur mbrojme jeten, por rrenojme ekonomine. Kjo nuk eshte zgjidhja. Qe masat lehtesuese te karantines te kene efekt, mund te shoqerohen edhe me mbylljen perfundimtar te vitit shkollor dhe rifillimin e pjeses se mbetur te mesimit ne vere. Fundja asgje e keqe nuk do ndodhe nga shtyrja per disa muaj e procesit mesimor, ekonomia nuk falimenton se femijet mesojne gjate veres. Sa per mesimin online, nuk eshte aspak zgjidhje, per me teper eshte qesharake.
Duhet ti jepet fund masave drastike ndaj biznesit dhe ose te financohen sic duhet ose te lejohet hapja graduale e tyre, ne te kundert nuk duhet te habitemi nese pas disa ditesh do kemi biznese qe do thyejne karantinen.
“Masat” e vetme ekonomike deri tani jane gjobat ndaj qytetareve. Jo, nuk luftohet keshtu ne lufte. Me shpalljen e fatkeqesise natyrore, qeveria ka te drejta por edhe shume detyrime ndaj qytetareve, te cilat duhet ti ushtroje.
Nje tjeter pike qe dua te prek eshte turizmi dhe bujqesia. Ne kushtet qe eshte krejt planeti ka shume pak per te bere per turizmin pasi dihet qe do jete sektori me i prekur. Ne nivel global perben 10% te GDP-se dhe siguron 320 milion vende te reja pune ne vit. Pra efekti merret me mend. Ajo qe mund te bejme mire per turizmin e vendit tone kete vit, eshte ti bejme pushimet brenda vendit, per ata qe do kene mundesi, pasi shumica s’do e kene luksin te mendojne per pushime ne kete vit te veshtire.
Ndersa bujqesia me shqeteson akima me shume. Karantina nuk duhet te funksionoje ne bujqesi. Njerezit nuk duhet te pengohen te punojne token, pasi ne bujqesi eshte e mundur te punohet ne distance dhe ajri eshte shume me i paster. Eshte absurde te mbash ne pune fasonerite dhe ti thuash fshatarit mos dil te punosh token ne natyre te hapur. Bujqesia do jete jetike per rimekembjen e ekonomise dhe duhet inkurajuar qe te vazhdoje prodhimin. Nese kjo situate kalon cdo skenar te mundshem do jemi te varur direkt nga prodhimi vendas.
Eshte koha per te lene fjalet dhe per te marre masa serioze.