I ashpër ka qenë reagimi i sotëm i ish-deputetit Eduart ndocaj, përmes së cilit ka kërkuar që kryeministri i vendit të ndalë fushatën e tij me banorët e prekur të tërmetit të 26 nëntorit.
Ndocaj, në profilin e tij facebook, i ka bërë thirrje kryeeveritarit të lërë demagogjinë, por të përshpejtojë planin e rehabilitimit të banesave të prekura nga tërmeti si dhe të ofroj ëzgjidhje konkrete për banorët, të cilët dita-ditës po braktisen dhe po lihen në mëshirë të fatit.
Reagimi i “kaubojsit” erdhi pas një publikimi të Ramës, ku mesazhi duket se i ka shkuar për mbarë Ndocajt ta godasë pikërisht në lidhje me retorikën që përdor kryeministri në lidhje me projektin e rindërtimit të vendit, pas tërmetit të 26 nëntorit.