Një listë interesante e 30 simboleve të përbashkëta të ëndërrave dhe kuptimet e tyre. Zbërtheni simboleve e pandërgjegjshme të ëndrrave tuaja, dhe gjeni qartësi në jetën tuaj reale. Ëndrrat janë si letrat nga mendja e pandërgjegjshme. Sikur ato të ishin shkruar në të njëjtën gjuhë, ne do t’i përdornim në jetën tonë reale. Fatmirësisht, kemi aftësinë për të studiuar ëndrrat dhe interpretuar simbolet e përbashkëta që ato përmbajnë. Edhe pse nuk ka gjithmonë përkufizime të prera dhe universale, kuptimet e mëposhtme të ëndrrave ofrojnë një bazë të fortë nistore, për të kuptuar domethëniet e ëndrrave tuaja personale.
Kafshët përfaqësojnë shpesh një pjesë të psikikës tuaj, që ndihet e lidhur me natyrën dhe mbijetesën. Ndjekja nga një grabitqar, sugjeron se po pengoni emocionet e ndrydhura si frika apo agresioni.
Bebet mund të simbolizojnë një dëshirë të mirëfilltë për të lënë pasardhës ose vetë dobësinë tuaj apo nevojën për t’u ndjerë i dashur. Ato gjithashtu mund të nënkuptojnë një fillim të ri.
Të qënit i ndjekur, është një nga simbolet më të zakonshme të ëndrrave në të gjitha kulturat. Kjo do të thotë që ndjeheni të kërcënuar, prandaj reflektoni mbi ata që po ju ndjekin (të cilët mund të jenë simbolikë), dhe pse ekziston një kërcënim i mundshëm në jetën reale.
Rrobat përfaqësojnë një shpallje në lidhje me mënyrën se si ne duam të na perceptojnë njerëzit. Nëse simboli juaj në ëndërr është një veshje e lënë pas dore, mund të ndjeheni të jotërheqës apo të lodhur. Ndryshimi i veshjes, mund të pasqyrojë një ndryshim në stilin e jetesës.
Kryqet janë interpretuar subjektivisht në varësi të bindjeve fetare individuale. Disa i shohin si një simbol të balancës, vdekjes, apo dhënies fund të një faze të caktuar të jetës. Rrethanat specifike do të ndihmojnë në përcaktimin e tyre.
Provimet mund të nënkuptojnë vetë-vlerësimin, me përmbajtjen e provimit që pasqyron një pjesë të personalitetit tuaj ose një jetë nën mbikëqyrje.
Vdekja e një miku apo të dashuri përfaqëson ndryshimin (mbaresa dhe fillime të reja) dhe nuk është një parashikim psikik i asnjë lloji. Nëse kohët e fundit keni qenë të privuar, kjo mund të jetë një përpjekje për të ardhur pranë kushteve të ngjarjes.
Rënia është simboli i përbashkët i ëndrrave, që lidhen me shqetësimin tonë mbi humbjen e kontrollin apo në njëfarë mënyre me dështimin pas një suksesi.
Makineria me defekte në ëndërr, shkaktohet nga qendra e gjuhës në tru që mbyllet kur jemi në gjumë, duke e bërë të vështirë kryerjen e një telefonate, leximin e kohës, apo kërkimin në internet. Ajo gjithashtu mund të përfaqësojnë ankthin mbi performancën.
Ushqimi thuhet se simbolizon njohuritë, pasi ai ushqen trupin ashtu siç informacioni ushqen trurin. Megjithatë, ai mund të jetë thjesht ushqim.
Demonët janë individë të poshtër e të ligj, të cilat nënkuptojnë emocionet e shtypura. Ju mund të ndjeni fshehurazi nevojën për të ndryshuar sjelljet tuaja për mirë.
Sipas Frojdit, flokët kanë lidhje të rëndësishme me seksualitetin. Flokët e bollshme mund të simbolizojnë burrërinë, ndërkohë që prerja e tyre në ëndërr tregon një humbje të dëshirës seksuale. Humbja e flokëve mund të shprehë frikën nga të mbeturit tullacë.
Duart janë gjithmonë të pranishme në ëndrra, por kur ato janë të lidhura mund të përfaqësojnë ndjenjën e kotësisë. Larja e duarve mund të shprehë faj. Kqyrja nga afër e tyre në një ëndërr, është një mënyrë e mirë për t’u bërë i kthjellët.
Shtëpitë mund të kenë shumë simbole të përbashkëta, por ndërtesa në tërësi paraqet psikikën tuaj të brendshme. Çdo dhomë apo kat mund të simbolizojë emocione, kujtime dhe interpretime të ndryshme të ngjarjeve të rëndësishme.
Vrasja në ëndrrat e tua nuk do t’iu bëjë një vrasës të afërt në jetën reale; ajo përfaqëson dëshirën tuaj për të “vrarë” pjesë të personalitetit tuaj. Ajo gjithashtu mund të simbolizojë armiqësinë ndaj një personi të caktuar.
Martesa mund të jetë një dëshirë e qartë për t’u martuar, apo të përfaqësojë shkrirjen e pjesëve femërore dhe mashkullore të psikikës tuaj.
Humbja e avionit apo e ndonjë lloji tjetër mjeti transporti është një tjetër ëndërr e përbashkët, që zbulon frustrimin mbi humbjen e një mundësie të rëndësishme në jetë. Ajo është më e zakonshme kur jeni duke u përpjekur të merrni një vendim tepër të rëndësishëm.
Paratë mund të simbolizojnë vetë vlerën. Nëse ëndërroni se po shkëmbeni para, kjo mund të tregojë se jeni duke i paraprirë disa ndryshimeve në jetën tuaj.
Malet janë pengesa, prandaj të ëndërrosh ngjitjen me sukses të një mali, mund të zbulojë një ndjenjë të vërtetë arritjesh. Parja e një peisazhi nga maja e një mali, mund të simbolizojë një jetë nën shqyrtim pa paragjykime të ndërgjegjshme.
Lakuriqësia është një nga simbolet më të zakonshme në ëndrra, dhe zbulon veten tuaj të vërtetë ndaj të tjerëve. Ju mund të ndjeheni të pambrojtur dhe të ekspozuar ndaj të tjerëve. Shfaqja e lakuriqësisë tuaj, mund të sugjerojë dëshira seksuale apo edhe një dëshirë për njohje.
Njerëzit (personazhe të tjera në ëndërr) janë reflektime të vetë psikologjisë tuaj, dhe mund të dëshmojnë aspekte të veçanta të personalitetit.
Radiot dhe televizionet mund të simbolizojnë kanalet e komunikimit mes mendjeve të vetëdijshme dhe atyre të pavetëdijshme. Kur jeni të kthjellët, drejtojuni një pyetje.
Rrugët, përveç të qenit shfaqje të mirëfillta, përcjellin drejtimin tuaj në jetë. Kjo mund të jetë koha për të zgjedhur “rrugën tuaj të jetës”.
Shkollat janë simbole të zakonshme tek ëndrrat e fëmijëve dhe adoleshentëve. Por kur ato shihen edhe në moshë të rritur? Në këtë rast mund të shfaqin nevojën për të njohur dhe kuptuar veten, nxitur nga mësimet e vetë jetës.
Ëndrrat me seks mund të simbolizojnë intimitet dhe një dëshirë të mirëfilltë për seks. Ose ato mund të dëshmojnë bashkimin e emocioneve të pavetëdijshme me njohjen e vetëdijshme, duke treguar një vetëdije të re dhe rritje personale.
Mësuesit, përveç nga të qenit shfaqje të njerëzve, mund të përfaqësojnë figura me autoritet me fuqinë për t’iu ndriçuar.
Dhëmbët janë simbole të zakonshme në ëndrra. Ëndrra e humbjes së dhëmbëve, mund të tregojë frikën që keni nga mplakja, dhe të mos qënit tërheqës për të tjerët.
Blokimi (fizik) është një temë e përbashkët e maktheve, duke reflektuar pamundësinë tuaj në jetën reale për t’iu ikur apo bërë zgjedhjen e duhur.
Automjetet mund të pasqyrojnë atë se sa kontroll ndjeni se keni mbi jetën tuaj – për shembull a është makina jashtë kontrollit, apo dikush tjetër po e nget në vendin tuaj?
Uji në ëndrra shfaqet në shumë forma, duke simbolizuar mendjen e pandërgjegjshme. Pishina e qetë me ujë reflekton paqen e brendshme, ndërsa një oqean i trazuar sugjeron shpesh një gjendje nervozizmi.