‘Drejtësi për Ardit Gjoklaj’. Ky ka qenë ky mesazhi që të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë lëshuar gjatë aktivitetit për 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet të mbajtur në mbrëmje në sheshin Nënë Tereza në Tiranë, gjatë momentit që kryetari i Bashkisë po mbante monologun e tij.
“3 vite pas vdekjes tragjike të Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës, Erion Veliaj ende nuk hetohet, sepse drejtësia e re e Edi Ramës burgos të pamundurit dhe mbron qeveritarët e zhytur në krim dhe korrupsion.
Gjaku i Ardit Gjoklajt është thirrje për çdo të ri për të mos harruar. Ardit Gjoklaj është apel për reagim, për të zhdukur njëherë e përgjithmonë nga drejtimi i vendit këta politikanë që jeta e të tjereve për ta, vlen një grusht lekësh.
Ne nuk do ta harrojmë kurrë Arditin! Pa vënë drejtësi për të, nuk do të ketë paqe në këtë vend”, shkruan kreu i FRPD, Belind Këlliçi.











