InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Mos i fshini plagët e diktaturës, por mjekojini!

11 Janar, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Kur diktatorët dënojnë diktaturën!

Nga Elona CASLLI

“Mos na e kujto më kohën e qoftëlargut” thuhet shpesh. Nuk duam as ta kujtojmë, as t’ia dëgjojmë emrin.

Plagët që shkaktoi ajo mënxyrë janë ende mbi trupin tonë. Ne i fshehim, duke u vendosur rrecka sipër.
Nuk kemi guximin t’i shohim në sy, pasi mendja jonë nuk do të kujtojë atë terror të jetuar.

Jeta nuk shmanget. Jetohet. Dhe të jetosh, do të thotë të kesh guximin ta pranosh të shkuarën tënde, cilado të ketë qenë ajo; sado e padrejtë, sado e gabuar, sado tragjike.
Duhen hapur plagët e diktaturës. Duhen pastruar dhe duhen mjekuar.

Kushdo ka plagën përkatëse, në trup, në shpirt, në qëndrim.
Hapini plagët. Fillimisht, pranojeni ekzistencën e tyre. Pa pranuar ekzistencën e një plage, nuk mund ta hapësh atë.
Hapeni plagën me fqinjin tuaj, me mikun tuaj, me të afërmit tuaj, me fëmijët tuaj, me nipërit tuaj.

Edhe ata që nuk e jetuan atë kohë,duhet të mësojnë ta dënojnë atë kohë. Vetëm kështu mund të mjekohet ajo plagë e malcuar e diktaturës, që kemi që nga viti 1990 që e fshehim dhe nuk e mjekojmë.

Nëse shoqëria shqiptare do t’i kish hapur plagët vite më parë, Vejusha e Zezë , as me mendim nuk do të kishte guximin të ngjitej në ekran, apo të pushtonte një faqe gazete.

Nëse shoqëria shqiptare do t’i kish hapur plagët vite më parë, Kryetari i Parlamentit, vetëm në ëndrrat e tij të etura për pushtet, do të ish ulur në atë karrige.

Nëse shoqëria shqiptare do t’i kish hapur plagët vite më parë, nuk do të largoheshin të persekutuarit nga ky vend, por do të largoheshin persekutorët.

Nëse shoqëria shqiptare do t’i kish hapur plagët vite më parë, nuk do të mbërrinim në pikën tragjike, ku mund të dëgjosh një 25- vjeçar të thotë- Diktatura ishte e mirë, se të siguronte një vend pune.

Të rinjtë duhet të mësojnë mbi “ Krimet e diktaturës”.
Të rinjtë duhet të mësojnë, që mendimi ndryshe, nuk është krim, por vlerë.
Duhet të mësojnë ,se askush nuk është autoritet i padiskutueshëm, veçse fenomenit natyror.
Duhet të mësojnë të kërkojnë të drejtën e tyre kurdo dhe kudo.
Dhe mbi të gjitha, duhet të mësojnë se liria është dinjitet.

Kjo është plaga e kohës që jetojmë. Plagë, që nuk e mjekuam në kohën e duhur dhe vazhdon ende të kullojë.

Duhet t’i kthejmë sytë tanë tek kjo plagë. Ta pastrojmë. Ta mjekojmë siç duhet, ta fashojmë dhe të presim shërimin e saj.

Post Scriptum- Mohimi i plagës nuk nënkupton medoemos zhdukjen e saj….

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com