Ernesto Valverde nuk është se nuk ishte në dyshim më parë, por deri tani ia kishte dalë të shtyhej përpara, duke qendruar në garë për titull e me kualifikimin në 1/8 e Champions League. E megjithatë dyshime për pozicionin e teknikut ishin krijuar me disa rezultate që nuk mund të kapërceheshin lehtë nga blaugranat, por eleminimi në Superkupën e Spanjës në ndeshjen rokamboleske me Atletico Madrid duket se ka bindur drejtuesit katalanas për të ndryshuar.
Sipas RAC1, një delegacion i Barcelonës është në Doha për të tentuar të bindë Xavi (trajner i Al-Sadd) të marrë vendin e Valverde: pankina e Barcellona është më shumë se tronditur pas humbjes në Superkupën e Spanjës kundër Atletico Madrid dhe këtë herë për Valverde duket se kanë mbërritur castet e fundit.
Pas një pjese të parë studiuese nga të dyja skuadrat, Colchoneros kaluan në avantazh me golin e Koke në minutën e 46’. Pikërisht goli i zhbllokimit e bëri sfidën më spektakolare dhe blaugrana u thirrën në cështje të tregonin vlerat gjë që e bënë me Lionel Messi (51’) dhe Antoine Griezmann (62’). Atletico barazoi në minutën e 81 me penalltinë e shndërruar në gol nga Morata, ndërsa vendosi kualifikimin në finale Angel Correa në minutën e 86, duke bërë që finalja e Superkupës të jetë një cështje kryeqytetase.