Një shpërthim i fuqishëm është ka ndodhur sot në bashkinë e Lushnjës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu. Shpërthimi ka ndodhur në zyrën e Tushes.
Pak pas ngjarjes kryebashkiaku dhe sekretarja janë transportuar me urgjencë në spital, ndërsa thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po heton për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit.