InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rruga e Kombit/ Koncesionari arkëtoi për 9 muaj më shumë para se plani vjetor, por investoi sa 48% e parashikimit

30 Dhjetor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Rruga e Kombit/ Koncesionari arkëtoi për 9 muaj më shumë para se plani vjetor, por investoi sa 48% e parashikimit

“Albanian Highway Concesion”, kompania që ka kontratën e koncesisonit për Rrugën e Kombit ka arritur që vetëm në 9 muajt të këtij viti të arkëtojë nga tarifa e kalimit në rrugë 6 për qind më shumë të ardhura se plani i saj vjetor. Referuar të dhënave që raportoi Ministria e Financave dhe Ekonomise mbi ecurinë e kontratave koncesionare, rezulton që në janar-shtator kjo kompani të ketë arktuar mbi 1.4 miliardë lekë në një kohë që parashikimi për të gjithë vitin ishte 1.3 miliardë lekë. Kontrata funksionon sipas skemës së mbështetjes buxhetore, pra koncesionarit i paguhen para nga qeveria në rast se nuk arrihet trafiku i parashikuar.

“Meqënëse kjo kontratë koncesionare/PPP është pjesërisht me mbështetje buxhetore, në tabelën 1 janë dhënë vlerat e pagesave nga buxheti i shtetit të realizuara për vitin 2018 dhe të planifikuara për vitet 2019-2021. Për 9-mujorin e vitit 2019, financimi nga buxheti i shtetit ka qënë në vlerën 315.6 milion lekë, me një realizim prej 46.1 përqind nga plani vjetor 2019 prej 685 milion lekë” thuhet në raportimin e Financave.

Por teksa ecuria e arkëtimeve nga tarifa e kalimit në rrugë ka qenë pozitive dhe po ashtu edhe nga buxheti ka pasur mbështetje, koncesionari nuk ka arritur të realizojë planin e parashikuar të investimit për vitin aktual ndryshe nga sa ishte në vitin 2018 kur kompania pati vitin e parë të konceisonit dhe vendosi sheshet e pagesës. Kështu sipas të dhënave zyrtare  për vitin 2018, vlera e investimit e realizuar ka rezultuar rreth 17 përqind më e madhe se sa ajo e parashikuar.

Ndërsa për 9-mujorin e vitit 2019 raportohet se vlera e punimeve të kryera nga shoqëria ka qenë 1,04 miliardë lekë ose 48 përqind e totalit vjetor të planifikuar nw vlerwn e 2.16 miliardw lekwve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë raporton se “aktualisht kompania vazhdon të realizojë në mënyrë të pandërprerë punimet e mirëmbajtjes së autostradës “Milot-Morinë”, ka kryer punime përmirësuese përgjatë kësaj autostrade, ka përmirësuar dhe rritur nivelin e sigurisë në Tunelin e Thirrës, ka realizuar mirëmbajtjen dimërore dhe ka rehabilituar elementë të autostradës. Sipas raportimeve, gjatë zbatimit të kësaj kontrate nuk ka patur kapërcim të afateve kontraktuale nga ana e shoqërisë koncesionare dhe si rezultat nuk janë aplikuar penalitete”.

Sipas raportit, në vitin 2018, për shkak të kundërshtimeve mbi tarifën e rrugës nga përdoruesit e rrugës si dhe nga banorët e qytetit të Kukësit, Sheshi i Pagesës (Toll Plaza) qëndroi për 6 muaj jashtë funksionit. Megjithatë, për muajt operativ të ardhurat ishin më të larta se ato të parashikuara.Nga rakordimi vjetor për vitin 2018 raportohet se niveli i të ardhurave faktike ka rezultuar më i lartë se minimumi i të ardhurave të garantuara nga trafiku, si rrjedhojënë bazë të kontratës nga ky suficit i të ardhurave të realizuara Autoriteti Kontraktues ka patur përfitimi duke bërë ndarjen e këtij suficiti me Shoqërinë koncesionare në raportin 60:40.

Autoriteti Kontraktor ka raportuar në lidhje me risqet e kontratës sipas formatit të përcaktuar, duke specifikuar përcaktimin e palës që merr përsipër riskun, impaktin fiskal nëse është materializuar, probabilitetin e ndodhjes në të ardhmen dhe impaktin e pritshëm nëse ndodh. Kështu nga 12 risqe të identifikuara, Autoriteti Kontraktues ka mbajtur 3 risqe: riskun politik, riskun e qeverisjes dhe riskun e ndryshimeve ligjore, ndërsa tek Partneri Privat janë transferuar risku i ndërtimit, risku i transferimit të aseteve, risku i operimit dhe performancës dhe risku i ribalancimit të ekuilibrit financiar. Ndërkohë, risku i kërkesës, risku financiar, risku i forcës madhore, risku i rinegocimit dhe risku i ndërprerjes së kontratës janë ndarë mes palës private dhe publike.

Koncesioni “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë”u dha për një afat 30 vjeçar nga Ministria e Infastrukturës dhe Energjisë sipas një kontrate që nisi nga 9 marsi 2017 me një plan investimi 5.3 miliardë lekë.

Kompania “Albanian Highway Concession Company” që është edhe mbajtëse e këtij koncesioni u themelua në 26 dhjetor 2016 dhe u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit në 27 dhjetor 2016.

Kapitali i fillestar rezulton  319 milionë lekë, ndëkrohë që kuotat zotërohen në masën 50 për qind secili nga Kastrati Group dhe Salillari.

Sipas raportit të financave, nëpërmjet këtij projekti është synuar zgjidhja e një problemi të rëndësishëm përsa i përket mirëmbajtjes në tërësi të një aksi rrugor kombëtar i cili kërkon fonde të konsiderueshme për t’u mirëmbajtur për shkak të terrenit malor dhe dimrit të ashpër me rreshje, si dhe kostove të konsiderueshme të mirëmbajtjes dhe operimit të Tuneleve të Thirrës.

Partneri privat është përgjegjës gjatë periudhës së koncesionit për ndërtimin dhe operimin e autostradës, mirëmbatjen dhe operimin e tunelit të Thirrës, operimin e një sistemi të tarifës së rrugës dhe mbledhjes së të ardhurave nga tarifa e rrugës. /monitor

Të Lidhura

Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)
Aktualitet

Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)

24 Korrik, 2025
Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot
Aktualitet

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot

22 Korrik, 2025
Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit
Aktualitet

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit

22 Korrik, 2025
Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

21 Korrik, 2025
Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”
Aktualitet

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”

20 Korrik, 2025
Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë
Aktualitet

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

18 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

DASMA përrallore e modeles shqiptare me futbollistin e INTER
Show Biz

DASMA përrallore e modeles shqiptare me futbollistin e INTER

26 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 26 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 26 Korrik 2025

26 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com