Nga Elona CASLLI
“Ne nuk bëhemi si vend! Jemi popull i mbrapshtë dhe nuk e ndihmojmë njëri-tjetrin”. Janë këto dy pohime që i dëgjon rëndom në biseda të ndryshme.
Në të vërtetë, tragjedia e madhe që preku vendin, dëshmoi krejt të kundërtën. Dëshmoi se ne ditëm t’i tejkalonim kufijtë e vetes dhe të zbrisnim në hallin e tjetrit. Ditëm t’i thërrisnim arsyes dhe u gjendëm pranë njëri-tjetrit. Ditëm t’i hapnim portat e zemrës dhe dhembjen e tjetrit e përjetuam njësoj sikur të ishte dhembja jonë.
Ne u vendosëm përballë dhembjes dhe e përballuam me dinjitet atë. Njeriu e takoi njeriun në këto ditë të vështira. Thelbi i njeriut nuk ka humbur në shoqërinë shqiptare. Ky thelb është i vetmi element që mund të na ndihmojë të ngrihemi mbi rrënojat dhe të rindërtojmë vetveten.
Post Scriptum- Mirënjohje për çdo shqiptar që i dha dorën çdo shqiptari.