InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mbi 550 pasgoditje, sizmologët: Shqipëria e prirur për tërmete, mund të zgjasin disa ditë

29 Nëntor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Mbi 550 pasgoditje, sizmologët: Shqipëria e prirur për tërmete, mund të zgjasin disa ditë

Mbi 550 pasgoditje janë regjistruar pas tërmetit me magnitudë 6.4, që goditi vendin mëngjesin e së martës.

Alessandro-Amato
Alessandro-Amato

Për ekspertët, lëkundjet janë të zakonshme, madje të pritshme, por magnituda e lartë ka bërë që qytetarët të mos gjejnë ende qetësi, duke qëndruar gjithë kohës në alert. Paniku dhe frika u rikthyen sërish kur një tërmet me magnitudë 5.3 goditi vendin pasditen e djeshme. Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC), me anë të një postimi, shprehet se nuk kanë qenë kurrë dëshmitarë të tërmeteve në një shkallë kaq të lartë, të ndiera në të njëjtin rajon.

Në postim, shkruhet se është një kohë tepër shqetësuese dhe e vështirë për njerëzit e prekur nga tërmeti dhe shtojnë se të gjithë janë me ne. “Që prej fillimit të aplikacionit ‘LastQuake’ në 2014, kurrë nuk kemi parë një shkallë kaq të lartë të tërmeteve që janë ndierë në të njëjtin rajon. Kjo është një kohë shumë e paqartë dhe e vështirë për njerëzit e prekur nga lëvizjet e tokës në Shqipëri. Jemi pranë jush. Qofshi të sigurt”, shkruhet në postim.

SIZMOLOGËT

Ndërkohë, sipas sizmologut nga Universiteti i Helsinkit, Toni Veikkolainen, Shqipëria është shumë pranë kufirit të pllakave tektonike, ndaj është zonë e prirur për tërmete. Paslëkundjet, sipas tij, mund të zgjasin për disa ditë, ndërkohë që dridhjet që pasojnë tërmetin e parë mund të jenë edhe të magnitudave të larta. Tërmeti në Shqipëri ishte 6.4, ndërsa dridhjet që kanë pasuar, kanë arritur edhe të kalojnë magnitudën 5.

Në një intervistë dhënë për radion “Europa e Lirë”, Veikkolainen thotë se tërmetet nuk mund të parashikohen, por e vetmja gjë që mund të bëhet kur ndodh një tërmet, është marrja e masave për parandalimin e dëmeve të mëtejshme nga dridhjet që pasojnë. E këto masa mund të jenë largimi i njerëzve nga zona etj.. Ai këshillon që në rast tërmetesh, njerëzit nuk duhet të qëndrojnë në vende ku mund të ketë dëme shtesë. Duhet qëndruar në kate të ulëta dhe të ndiqen udhëzimet e autoriteteve.

ORMENI

Rrapo-SSSS

Për sizmologun Rrapo Ormeni më e keqja ka kaluar dhe se pasgoditjet janë normale, madje edhe ato magnitudë deri në 5. “Tërmetet nuk mund të parashikohen. Pasgoditjet janë të vogla dhe do të vijnë duke u shuar. Ka kaluar rreziku kryesor, por gjithmonë me një gjykim. Asnjëherë nuk mund të thuhet me siguri të plotë. Mund të ketë edhe lëkundje të tjera me magnitudë deri në 5 të shkallës rihter. Për ekspertët e Sizmologjisë, më e keqja ka kaluar dhe qytetarët që nuk kanë dëme në banesa, duhet t’i rikthehen jetës normale dhe të mos e kalojnë natën në makina”, shprehet Ormeni. Sipas tij, tërmeti që goditi vendin mëngjesin e së martës, ka qenë me thellësi 30 km, po të kishte qenë më cekët do kishte pasoja më të mëdha. “Kur jeni në shtëpi, duhet të vendoseni nën një objekt të fortë. Në qoftë se jeni jashtë duhet të qëndroni sa më larg godinave. Nëse përsëriten lëkundjet, duhet të ruhet qetësia”, këshillon sizmologu.

SIZMOLOGU ITALIAN

Nisur edhe nga përvoja e 3 viteve më parë në Umbria, ku tërmeti me magnitudë 6.0 u mori jetën 299 personave, sizmologu Alessandro Amato, drejtues i Qendrës “Alert Tsunami”, i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologëve në Itali, thotë se më një forcë të tillë, në Shqipëri mund të ishin regjistruar 300 viktima. Në një intervistë për “Corriere della sera”, sizmologu italian thotë se ashtu si në Umbria, edhe në Shqipëri, lëkundjet e tokës do te vazhdojnë për muaj e madje edhe për vite me radhë.

“Me kalimin e kohës, ato zvogëlohen në numër dhe madhësi, por nuk përjashtohet as mundësia e një tërmeti tjetër të fortë”. Ai sjell në vëmendje faktin se në 100 vitet e fundit janë regjistruar 7 tërmete të forta me magnitudë mbi 6 në shkallën rihter, ku më i fuqishmi ishte ai i vitit 1979, me epiqendër në Mal të Zi, por me dëme të konsiderueshme në njerëz e ndërtesa, në Shkodër.

DUSHI

Edmond Dushi-Sizmolog1

Sizmologu Edmond Dushi në një intervistë për “Panorama.al”, thekson se lëkundjet do të vazhdojnë, por qetëson qytetarët e Tiranës se nuk do të kenë pasoja. Sipas tij, kjo situatë mund të zgjasë edhe disa javë, duke marrë parasysh eksperiencat e mëparshme. “Situata vazhdon të jetë e ngarkuar në aspektin sizmik. Deri më tani janë regjistruar rreth 550 pasgoditje. Vazhdojnë të bien. Ka ndodhur edhe një pasgoditje e fortë pasditen e sotme me magnitudë 5.3 të shkallës rihter. Kjo është krejt normale. Për sa kohë trendi i goditjeve vazhdon të jetë gjithnjë e më i ulët në raport me goditjen kryesore, është tregues i qartë i relaksimit në zonën tërmetore. Për mendimin tim nuk është për t’u shqetësuar në qytetin e Tiranës, e cila është rreth 30 km në vijë ajrore. Nuk është hera e parë që Shqipëria goditet nga tërmetet, por është hera e parë që në këto 40 vitet e fundit, goditja të jetë kaq e fortë. Në çdo rast, një goditje e fortë do të përvijohet me një numër të madh pasgoditjesh. Ky është një fenomen natyror që karakterizohet në këtë mënyrë”.

Të Lidhura

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026
Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”
Aktualitet

Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”

15 Korrik, 2026
Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe
Aktualitet

Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe

14 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026
‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com