Në hotelin ‘Mira Mare’ vijojnë ende kërkimet për të nxjerrë personat që janë nën rrënoja. Një banor i zonës i tha Report Tv se pronari i hotelit është hedhur nga dritarja, ndërsa brenda kanë mbetur edhe një kamerier dhe një vajzë, që nuk dihet fati i tyre.
“Pronari i restorantit ‘Mira Mare’ është hedhur nga penxherja, u ka thënë punëtorëve dilni se po këputet pallati dhe thonë se kanë zënë banakierin mbi 40-vjeç, më duket se është nga Korça edhe dy balerina, njëra u nxor e vdekur. Pronari tha se ka brenda, mendohet se tani janë edhe dy brenda, një vajzë doli e vdekur. Vajza që u nxor e vdekur thonë se ishte kameriere, banonte te Astiri në Tiranë i prishën shtëpinë. Një banakier nga Fieri shpëtoi. Ky djali që shpëtoi ka qenë te dhoma 101. Hoteli rrinte hapur 24 orë“, tha ai.
Ndërkohë që pronari ka konfirmuar jashtë kamerës se ‘Kanë qenë të kaptën 7-8 persona në dijeninë e tij, por nuk kishte informacion mbi të dhënat e tyre nëse ishin në gjendje të mirë apo ishin pa shenja jete“.











