Sot i është dhënë lamtumira e fundit babait të dëshmorit Musa Hajrizi, Xhafer Brahim Hajrizit nga fshati Stroc i Vushtrrisë.
Në ceremoninë e varrimit të të ndjerit morën pjesë mijëra qytetarë, ndër ta familjarë, miq, shokë e dashamirë.
Varrimi u bë në varrezat e Strocit, nga ora 13:00.
I ndjeri vdiq të hënën në spitalin e Vushtrrisë nga një sëmundje tepër e rëndë, më 11.11.2019.











