Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari nga Kolonja i cili shkruan se qeveria ka hequr fondin për transportin e fëmijëve në shkolla.
Sipas denoncuesit, pagesa bëhej cdo vit, por këtë herë, me ndrrimin e kryetarit, u është thënë që nuk e përfitojnë, pa asnjë shpjegim tjetër.
Postimi i plotë i Berishës:
“Narkoqeveria heq fondin per transportin e femijeve ne shkolla!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Doktor . do tju tregoj per nje skandal qe po ndodh ne rrethin e Kolonjes . Femijeve u eshte prer paga QE mernin transport per te shkuar ne shkolle. Sivjet na kane thene nuk e perfitojme . Si duket kete dhurate e kemi nga kryetari I ri I Kolonjes qe I do shume femijet. pagesa eshte bere cdo vit nuk ka qene asnjehere pagesa reale QE ne paguajme furgonat por gjithsesi dicka ishte por tani QE I pren eshte skandal. kjo tregon sa e duan brezin e ri. denoncimi eshte i sakt mund ta verifikoni por publikoheni anonim. faleminderit gjithe te mirat.”/CNA.al