InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Reagojnë shkrimtarët në Beograd: Të zhgënjyer nga Nobeli për Handke

13 Tetor, 2019
in InfoPress, Kulturë, Lajme
A A
Reagojnë shkrimtarët në Beograd: Të zhgënjyer nga Nobeli për Handke

Në varrimin e Sllobodan Millosheviç me respekt u ftua të flasë shkrimtari austriak Peter Handke. “Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka mbi Jugosllavinë dhe Serbinë. Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka për Sllobodan Millosheviçin. E ashtuquajtura botë di gjithçka mbi të vërtetën…Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Dëgjoj. Ndjej. Më kujtohet. Andaj jam sot këtu, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviçit”,- tha ai mes të tjerash.

Kjo afërsi e tij kishte ardhur që prej kohësh kur besonte se bota ishte e padrejtë ndaj serbëve, e sidomos shtypi perëndimor. Ndarja e Nobelit shkaktoi reagime pasi u konsiderua e padrejtë dhënia e çmimit më të lartë për një autor që mbështeste kreun e Serbisë, nga veprat e të cilëve plagët ende nuk janë shëruar.

Në këtë kënd çdo ditë prej vitesh rri një grup shkrimtarësh, artistësh e gazetarësh që Hanken e mbajnë mend mirë. Filip David, një prej shkrimtarëve më të famshëm të Beogradit, e ka të vështirë të thotë gjë për kolegun austriak. Si stil shkrimtari nuk i pëlqen, por i kupton ata që e duan. Thellësisht i zhgënjyer shfaqet David kur përmendet emri i austriakut.

“Kundër nesh që kemi qenë kundër politikës së Millosheviç, ai këtë politikë e ka përkrahur. Kjo ka qenë një politikë e kobshme dhe e dëmshme për Serbinë, një politikë nacionaliste. Ka qenë në varrimin e Millosheviç dhe dikur ka shkruar një pamflet ku ai sqaronte se si ishin të lumtur pensionistët që kishin nga një markë pensionet dhe se si krijohej empati nga shitësit dhe blerësit e karburantit me bidona. Lavdëronte një diçka që për ne nënkuptonte varfëri totale”.

Ky lajm ka ndarë edhe miqtë. Linja e hollë është në mes të veprës dhe karakterit jashtë kopertinave. Gjykimi duket më i vështirë nëse tentohet të ndahet vepra nga autori.

Noviça Milliç ka qenë prej vitesh profesor i letërsisë botërore në universitet. E kujton një nga takimet e tij në qendër të Prishtinës pak vite para luftës, pasi Handke botohej nga shtëpitë botuese të serbëve të Kosovës. Milliç e quan si shkrimtarin më të mirë të botës që meriton çmimin, megjithatë:

“Unë i kam thënë kur kam patur rastin atij. Handke del të jetë naiv, jo shumë i informuar dhe ka patur vlerësime të gabuara edhe për Millosheviçin dhe për rënien e Jugosllavisë. Ai është vetëm një rast tjetër i një shkrimtari të mrekullueshëm që është dështim total politik. Ka pasur raste dhe më parë dhe nuk më befason për Handken”.

Ndarjen e çmimit disa e kanë pritur me gëzim e disa trishtë në rajon, pasi i urryer pas dashurisë ndaj Millosheviçit, nuk dukej i pranueshëm. Për një pjesë të serbëve kjo ka qenë lumturi. Autori austriak padyshim që kishte zgjedhur anë dhe vuajtja e tij për Jugosllavinë duket edhe në autorësinë e tij që quhet; “ndarja e ëndërrimtarit nga toka e humbur”.  TV Klan

Të Lidhura

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt

25 Qershor, 2025
U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat
Kulturë

U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat

25 Qershor, 2025
Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation
Kulturë

Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation

25 Qershor, 2025
EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)
Kulturë

EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)

25 Qershor, 2025
Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë
Kulturë

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

23 Maj, 2025
Kush do të jetë Papa i ardhshëm?
Lajme

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?

22 Prill, 2025

TË FUNDIT

Publikohen PAMJET/ Eneda Tarifa, e zhveshur në shtrat me partnerin
Show Biz

Publikohen PAMJET/ Eneda Tarifa, e zhveshur në shtrat me partnerin

28 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 28 korrik 2025!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 28 korrik 2025!

28 Korrik, 2025

Interi i pakënaqur me Kristjan Asllanin, mesfushori refuzon transferimin jashtë Italisë
Sport

Interi i pakënaqur me Kristjan Asllanin, mesfushori refuzon transferimin jashtë Italisë

27 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 27 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 27 Korrik 2025

27 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com