Dyzetkëmbëshi Kleopatra është i familjes së njëmijëkëmbëshit dhe centropodëve. Me origjinë nga rajoni i Mesdheut, më pas u përhap në pjesë të tjera të botës dhe përgjithësisht jeton në mjedise shtëpiake.
Nëse e gjeni brenda mureve tuaja, mos e vrisni! Ai është plotësisht i padëmshëm dhe, edhe nëse nuk është me të vërtetë me një pamje të bukur kjo specie ushqehet vetëm me insekte: ajo ha gjithçka, nga kacabujtë deri tek mizat, merimangat, milingonat, mushkonjat etj.
Edhe pse është një grabitqar i frikshëm për insektet, njerëzit me të vërtetë nuk kanë përse të kenë frikë. Përbërja e trupit të tyre, i lejon të vrapojnë shpejt në çdo sipërfaqe duke qenë kështu në gjendje të kapin prenë dhe t’i paralizojnë falë helmit që injekton përmes dhëmbëve.
Sigurisht që mund të kafshojë edhe njerëzit por nëse ndodh nuk ka nevojë të shqetësoheni sepse as kafshimi dhe as helmi nuk mund të dëmtojnë speciet tona (përveç personave që preken nga alergjia).