Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në Amerikë ku edhe po merr pjesë në punimet e Asamblesë së OKB-së.
Në Instagramin e tij, Rama ka postuar një foto nga hyrja e hotelit ku po qëndron në New York, i rrethuar nga tre vajza.
Të treja vajzat, ishin nga të gjitha trojet shqiptare dhe në videon e regjistruar nga kreu i qeverisë, të gjitha kanë përshëndetur në shqip.
Deri më tani, ajo që ka rënë më shumë në sy është dëshira e madhe e kreut të qeverisë të hiqet si lider i madh të cilin e ndjekin të gjithë nga pas. E sigurisht, pjesa dominante duhet të ishin ‘femrat’.