Kryetari i PAA, Agron Duka ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Fier, ku dy persona u plagosën brenda urgjencës së spitalit me armë.
Duka citon një shprehje të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se problemet e krimit nuk zgjidhen me strategjinë ‘hëngshin kokat e tyre’.
“Shqipëria është kthyer në një morg të madh dhe, me sa duket, strategjia ‘hëngshin kokat e tyre’ nuk mjafton! Shteti nuk bëhet me fasada dhe propagandë, por duke i kthyer seriozitetin dhe dinjitetin institucioneve shtetërore. Dekriminalizimi vërtetoi se mazhoranca aktuale nuk ka forcën morale për të çuar përpara këtë sfidë, prandaj është koha që të largohen!”,- deklaron Agron Duka, në një postim në Facebook.










