Eljus Thartori është 36-vjeçari, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme, pas një atentati në Vlorë. Ai u qëllua në ballkonin e shtëpisë, ndërsa ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
36-vjeçari, një ish-mësues i edukimit fizik në shkollën 9 vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë, rezulton person i njohur për policinë, pasi ka qenë dënuar më parë me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Ai u hoq nga puna si mësues dy vite më parë, pasi emisioni investigativ, “Fiks Fare”, publikoi video ku ish-mësuesi inkurajonte nxënësit të ofendonin drejtoreshën dhe luante me ta bixhoz gjatë orës së mësimit.
36-vjeçari jetonte jashtë vendit, ndërsa ishte kthyer pak kohë më parë në Vlorë.
Nuk dihet ende nëse atentati i sotëm ka lidhej me të kaluarën e Thartorit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
