Elona CASLLI
Në shkrimin tim Krastën e kam trajtuar si dukuri dhe jo si individ. Ngjarja e Krastës nuk përfaqëson vetëm Krastën. Përfaqëson gjuhën që Rilindja përdor me mendimin ndryshe, e cila është një gjuhë që në ligjëratë të drejtë të thotë:- Mbylle gojën se të heqim fjalën!
Me fjalë të hequr nuk është vetëm Krasta. Me fjalë të hequr është një pjesë e mirë e gazetarëve në Shqipëri. Me fjalë të hequr është një shumicë e popullit shqiptar.
Ndaj, fjala e hequr e kapërcen individin Krasta dhe përbën një sirenë alarmi e cila duhet të kumbojë në shtëpinë e çdo shqiptari.
Post Scriptum- Pikërisht se mbetemi peng i një emri nuk dëgjojmë atë sirenë alarmi që kumton vdekjen e fjalës së lirë.