Pas incidentit ku persona ende të paidentifikuar thyen një pjesë të memorialit, ka reaguar Eduart Ndocaj, i cili përmes profilit të tij facebook kaërshëndetur personat që e kanë thyer, duke e cilësuar këtë si akt patriotik, i drejton një apel të fortë organeve të drejtësisë.
“Apeloj policinë dhe Prokurorinë të mos ndërmarrë asnjë proces ndaj autorëv, sepse në kuptimin e plotë, autorët e atij akti janë të gjithë shqiptarët e vërtetë. Prandaj, u kërkoj këtyre instancave të qëndrojnë larg procedurave që akuzojnë individë të caktuar, si dhe ta trajtojnë rastin me prioritetin e një cënimi dhe provokimi që iu është bërë shqiptarëve, dhe të thërrasin nën akuzë”-shkruan Ndocaj në postimin e tij.
