InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Të flasësh me vete: diçka normale apo tregues i një sëmundjeje?

26 Gusht, 2019
in InfoPress, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Të flasësh me vete: diçka normale apo tregues i një sëmundjeje?

493176059

Shumë herë njerëzve, edhe në moshë të rritur, u ndodh që të konstatojnë se po flasin me vete me mendjen e tyre, por edhe me zë të lartë. Disa njerëz e bëjnë rregullisht, madje e gjykojnë si të dobishme këtë gjë. Por shpesh mund ta kemi pyetur veten: a është normale të flasësh me vete? Është diçka e mirë apo e keqe? Sipas psikoterapeutes Virigina Beach, është shumë normale të flasësh me veten si dhe diçka e zakontë. Nuk është një tipar që domosdoshmërisht e lëmë pas me rritjen tonë, apo një shenjë e një sëmundjeve mendore, është më e zakontë se sa mund ta imagjinojmë.

“E vërteta është se të gjithë flasim me veten. Mund të na duket e çuditshme ta bëjmë atë në publik, por të gjithë krijojmë biseda të ndërlikuara të niveleve të ndryshme si një mënyrë për t’i dhënë kuptim dhe shpjeguar vetes gjerat që na ndodhin gjatë ditës”, shprehet Vironika Tugaleva, autore e “The art of talking to yourself’’.

Për shembull, të gjithëve na ndodh në përditshmëri që të përmendim me zë të lartë objektet thelbësore të ditës: çelësat, palltoja, çanta, dreka ose të kontrollojmë listën e gjërave që kemi bërë. Jo vetëm që është normale, por është thelbësore dhe të qenit të vetëdijshëm për cilësinë e këtij ligjërimi të brendshëm është një rrugë drejt lumturisë dhe vetëpërmbushjes.Të folurit me vete sjell përfitime

Rituali i të folurit me vete mund të jetë i shëndetshëm dhe i dobishëm sipas autores Sheri McGregor e cila e ka studiuar këtë fenomen tek fëmijët. Ajo u sugjeron pacientëve dhe lexuesve të saj se ky fenomen mund të jetë një mënyrë për të përmirësuar veten. Është një mënyrë për të qetësuar veten dhe për t’u përqendruar në gjërat pozitive në vend të atyre shqetësuese dhe stresuese. Shpesh na ndodh të flasim me veten kur kemi ankth apo kur jemi para një provimi a prezantimi dhe mund ta bëjmë më produktive këtë metodë duke përdorur distancimin, pra duke iu drejtuar vetes në vetën e dytë ose të tretë.

Të folurit me vete mund të jetë i dëmshëm?

Të folurit me veten mund të shoqërohet shpesh me disa çrregullim mendore, por ato nuk janë arsyeja ose shkaku i të folurit me vete. Sidoqoftë, ekzistojnë disa situata kur të folurit me vete mund të jetë një tregues i një problemi psikologjik. Kur biseda shoqërohet me lëndime të vetes si për shembull duke goditur apo prerë veten, atëherë kjo është shenjë e një problemi emocional. Gjithashtu, nëse përfshiheni në të folur me vete që ka të bëjë me fraza përsëritëse, mantra ose numra, ky lloj i të biseduarit me veten është i vështirë për t’u ndalur dhe duhet një konsultë me mjekun.

Të Lidhura

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026
Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com