Një zjarr i madh ka përfshirë mëngjesin e sotëm Shëngjinin, duke krijuar një panik të madh yek banorët e atyshëm, të cilët ankohen për vonesat e pajustifikuara të mjeteve zjarrfikëse.
Zjarri i përmasave të mëdha rrezikon seriozisht të përfshijë nga flakët disa shtëpi, të cilët kërkojnë ndihmën e autoriteteve.
Ish deputeti Eduart Ndocaj, përmes një postimi në facebok, ka kërkuar marrjen e masave të mënjehershme, duke ia kërkuar specifikisht këtë gjë qeverisë, sepse sipas Ndocaj, kryetari i emëruar i Ramës në këtë bashki, është në pyll, duke ruajtur hashashin e tij dhe nuk ka kohë për masat e zjarreve.
Ja postimi i plotë:
I Bej thirrje qeveris te marri masa urgjente ne mbrojtie te qytetareve te shengjinit dhe shurjen e zjarrit, ku kane jeten ne rrezik siq edhe shifet.
SE KRYTARIN E KEMI NE MBROJTJE TE PYELLIT HASHASHIT SIGURISHT , DIL PJERO SE PO TE DIGJET HASHASHI KRYTARI I BANDES HASHASHIT