InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, ja ç’parashikon Kushtetuta

17 Gusht, 2019
in Artikuj, InfoPress, Politikë
A A

Kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri, lajmëroi dje dorëheqjen nga marrja e kësaj detyre, pas akuzave disaditore të artikuluara nga opozita për përfshirje të tij në trafik droge në vitin 2003 në Itali. Pjetri, i cili pritej të merrte detyrën e kreut të Bashkisë së Shkodrës më 19 gusht, në një postim në “Facebook” shpjegon për herë të parë se si është gjendur në ngjarjen, për të cilën akuzohet nga PD-ja. “Një ngjarje krejt banale, e ndodhur mes shokëve të mi bashkëstudentë, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20-vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor”, shkruan Pjetri, ndërsa shton se akuzat e ditëve të fundit kanë shkaktuar shqetësime dhe dhimbje të mëdha tek ai dhe familja e tij.

Pjetri shprehet se pas largimit nga marrja e kësaj detyre, do të merret me zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarjeje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë e tij nuk ka pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë. Partia Demokratike akuzoi Valdrin Pjetrin se kishte fshehur në deklarimin e tij për pastërtinë e figurës një dënim të tij në Itali në vitin 2003, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, vepër të cilën ai para drejtësisë italiane e kishte pranuar. Por Pjetri paraqiti para mediave dëshmitë e penalitetit të drejtësisë italiane, të cilat e tregojnë atë të pastër nga çdo dënim penal.

NGËRÇI

Por si do të zgjidhet kryetari i ri i Bashkisë? Kjo mund të konsiderohet edhe pyetja që do të thellojë edhe më shumë ngërçin institucional të krijuar në vend. Nga një situatë e tensionuar politike ndërmjet maxhorancës dhe opozitës, topi në mënyrë të detyruar do të shkojë në fushën e Presidentit Meta. Jo sepse ai kërkon të bëhet protagonist, por se Kushtetuta dhe ligji ia ngarkon këtë detyrë.

Konkretisht, neni 10 i Kodit Zgjedhor dhe neni 115 i Kushtetutës thekson se në rast të ndërprerjes së mandatit të të zgjedhurit vendor, Presidenti i Republikës cakton dekretin për zhvillim e zgjedhjeve të parakohshme jo më vonë se 48 orë nga marrja e vendimit.

Përplasja

A do ta dekretojë Presidenti Meta një datë të re zgjedhjesh për Bashkinë e Shkodrës? Përgjigja e kësaj pyetjeje mund të jepet vetëm nga Presidenti Meta. Përgjigje e cila do të përcaktojë një thellim të krizës institucionale apo një qetësim të ujërave ndërmjet tij dhe maxhorancës.

Kreu i shtetit, në fillim të muajit qershor firmosi një dekret për anulimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor. Ky dekret i tij u atakua në mënyrë indirekte në Kolegjin Zgjedhor, institucion ky që e rrëzoi këtë vendim të Presidentit dy herë. Herën e parë njohu 30 qershorin si ditë zgjedhjesh dhe herën e dytë duke certifikuar mandatet e këshillave bashkiak në të 61 bashkitë e vendit. Por Presidenti nuk e njohu këtë vendim me argumentin se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shprehet mbi dekretet e tij. Ky institucion nuk mund të flasë, sepse prej rreth një viti nuk ekziston, përshkak se anëtarët i ngelën në testin e vetingut.

Presidenti nga ana e tij vijoi më tej duke caktua datë 13 tetor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në të gjithë vendin. Ky dekret i dytë i tij nuk u pranua nga maxhoranca. Kësisoj, nëse Meta do të caktoj një datë të dytë për Shkodrën, mund të duket si shenjë paqeje ndërmjet tij dhe Ramës.

Nëse kreu i shtetit rishprehet se 30 qershori ka qenë ditë për votimet socialiste, dhe se nuk njeh Valdrin Pjetrin si të zgjedhur, atëherë Shkodra mund të mbetet pa drejtues deri në krijimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike.

Të Lidhura

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!
Artikuj

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!

18 Shtator, 2025
Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025
Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim
Politikë

Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim

14 Shtator, 2025
“Diella”, jehonë në MEDIAT E HUAJA: Shqipëria emëron ministrin e parë ‘robot’ në botë, gjeneruar nga inteligjenca artificiale
Artikuj

“Diella”, jehonë në MEDIAT E HUAJA: Shqipëria emëron ministrin e parë ‘robot’ në botë, gjeneruar nga inteligjenca artificiale

12 Shtator, 2025
Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 
Artikuj

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 

26 Gusht, 2025
Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…
Politikë

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…

23 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Aktualitet

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

23 Shtator, 2025

Eduart Ndocaj feston 50 vitet/ Një natë madhështore në Milano
Aktualitet

Eduart Ndocaj feston 50 vitet/ Një natë madhështore në Milano

23 Shtator, 2025

Shkarkimi i Veliajt/ Nis mbledhja në Këshillin Bashkiak, TENSION dhe AKUZA mes maxhorancës dhe opozitës
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt/ Nis mbledhja në Këshillin Bashkiak, TENSION dhe AKUZA mes maxhorancës dhe opozitës

23 Shtator, 2025

Si parashikohet moti për këtë të martë
Aktualitet

Si parashikohet moti për këtë të martë

23 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com