Duke qenë se “Digitalb” festoi 15-vjetorin, pyetjes se festa e “Digitalb” ishte njëkohësisht festa e drejtorit, pra, atij, ai iu përgjigj: “Unë nuk jam drejtor, jam brigadier. S’jam ai që jap komanda. Jam ai që punoj si gjithë të tjerët, bëj të njëjtat punë që i bëjnë të gjithë: bëj intervista, komentoj ndeshje, si komentator kryesor dhe si komentator i dytë te stolat gjatë ndeshjes, ndaj punët”. Por nuk vonoi shumë reagimi i Ildës, e cila, me anë të një statusi në “Instagram”, thumboi gjithë ironi Shakohoxhën.
“Nga puna të heqin e të marrin pronarët e jo komentatorët e ndeshjeve”. Kuptohet nga kjo replikë, dhe thashethemet se mes Ildës dhe Shakohoxhës kishte ndodhur një sherr. Sipas burimeve të “Panorama Plus”, shkak për këtë përplasje mes tyre është bërë një ridimensionim i hapësirave televizive mes prezantuesve. Sipas burimeve, ai ka dashur t’u japë përparësi moderatoreve të reja, siç është Lei Kraja, gjë që Ildës nuk i ka pëlqyer aspak, pasi do të mund të interpretohej si rënie nga froni. Kjo ka tingëlluar e papranueshme për Ilda Bejlerin, një komunikim që ka degjeneruar në konflikt e deri në marrjen e vendimit për largimin e saj nga puna. Por, ndërkaq, Ilda nuk ka vonuar të bëhet pjesë e merkatos televizive për sezonin e ri, duke nisur bisedimet për një punë të re brenda kompanisë.











