InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kur shtrohet flamuri turk te “Nënë Tereza” dhe Memoriali për Erdoganin

11 Gusht, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Kur shtrohet flamuri turk te “Nënë Tereza” dhe Memoriali për Erdoganin

Në Tiranë po ndodhin surpriza këtë muaji gushti.

Shikoni fotot dhe gjykoni vetë.

Njëra me flamurin e madh turk mbi “Nënë Tereza” dhe tjetra me Memorialin për Erdogan te Liqeni.

Dhe gjykoni!

Dhe ja si ka reaguar Ylli Dylgjeri:

Martirët e Vietnamit dhe martirët e Erdoganit

Në Tiranë, me rastin e 3 vjetorit të grushtit të dështuar të Shtetit në Turqi, (në 15 korrik të vitit 2016), është ngritur një Memorial në një nga parqet kryesore të Tiranës, kushtuar viktimave të asaj ngjarjeje, vëzhgoi sot Zëri i Amerikës duke iu referuam mediave vendase. Por media e SHBA, ndonëse ka hulumtuar në institucionet shqiptare se cili është vendimmarrësi i këtij akti të pazakontë, nuk ka marrë dot përgjigje.
Në aktivitetin e zhvilluar pikërisht më 15 korrik 2019, diten e përkujtimit të grushtit të shtetit në Turqi ka marrë pjesë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.
Ky ishte lajmi që sot u komentua gjerë në Portale, media, FB e në tavolina miqsh.
Duke vrojtuar këtë Memorial, me emra martiresh të gdhendur në mermer të zi, kujtesa më dergoi larg në vite, më dergoi në Memorial Park në Washington DC. Në Memorial Park mësohet historia e re dhe e vjetër e Amerikës përmes monumenteve të gdhendura në gur.
Mes tyre është edhe Monumenti i Martirëve të luftës së Vietnamit. Një punë e realizuar mjeshtërish nga nje student amerikan i arkitektures i cili fitoi konkursin me një zgjidhje bashkohore për momentin e debatit politik që kalonte amerika lidhur me luftën që bëri në Vietnam.
Pyetjet që shtrohej aso kohe ishin:
A është nderi apo turpi i Amerikës lufta në Vietnam? Po të rënët si do të trajtohen?
Si Martire? Në fund, ato shkuan në këtë luftë, mijra km larg tokës së tyre me flamurin amerikan në dorë!
Të gjitha këtyre pyetjeve debatuese duhet ti jepte zgjidhje Memoriali i Martirëve të Vietnamit. Dhe studenti fitues ia dha ato zgjuarsisht. Ai i dha vepres një zgjidhje që i kënaqi të gjithë palët. Prezantoi në punën e tij një mur mermeri të zi që ngrihej jo nga kuota 0 e truallit, por nga thellësia e një llogoreje e që dilte më pas mbi sipërfaqen e tokës, ku ishin shkruar emrat e martireve. Ideja e materializuar në këtë zgjidhje jepte njëherësh mesazhin edhe të turpit nën tokë ( luftes) edhe të nderit mbi tokë të të rënëve. Ky është sot Memoriali i Varrezave të Martireve të Vietnamit që vizitohet çdo ditë nga mijra e mijra qytetare.
Po memoriali i martirëve turq që ranë gjatë grushtit të dështuar në Turqi, çmesazh i jep Shqiptareve? Ku është puçi ushtarak këtu? Ushtaret amerikan u vranë në Vietnam dhe ju ngrit Memoriali në Amerikë,
ushtarët turq u vranë në Turqi dhe i ngrihet memoriali në Shqipëri!!! Por, Shqiperia nuk eshte nën perandori.
Populli thotë guri rëndë në vend të vet.
Apo edhe këtë shprehje politika e ktheu sot në:
Murri i zi në dhe të huaj!!!
Të na e shpjegoj pak këtë Memorial lali Eri.
Por Kujdes!
Jo si na e shpjeguat Vojo Kushin…

Të Lidhura

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025
Opinione

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025

12 Korrik, 2025
Kokë turku për një Republikë pa leje
Opinione

Kokë turku për një Republikë pa leje

10 Korrik, 2025
Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025

TË FUNDIT

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025
Opinione

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025

12 Korrik, 2025

Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë
Aktualitet

Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë

12 Korrik, 2025

Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!
Aktualitet

Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!

12 Korrik, 2025

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com