Të burgosurit e burgut 302 në Tiranë janë ngritur në revoltë ditën e sotme duke refuzuar të marrin ushqimin e drekës. Të burgosurit nuk dhanë asnjë shpjegim për ndërmarrjen e këtij veprimi.
Burimet bëjnë të ditur se revolta ka shpërthyer kundër qeverisë. Lajmi është mbajtur i fshehtë nga Drejtoria e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë. Bëhet e ditur se edhe të burgosurit në burgjet e tjera kishin paralajmëruar ngritjen në revoltë, por nuk ia kanë arritur qëllimit pas presioneve të krerëve të burgjeve. Në burgun 302, ku u zhvillua revolta kanë nisur presionet ndaj të burgosurve. /InfoPressAlbania/