InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Aleanca e Teatrit si antidot ndaj Aleancës së Qelbësirave

28 Korrik, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Aleanca e Teatrit si antidot ndaj Aleancës së Qelbësirave

Nga, Gentian Gaba 

Ditën e mërkurë, pas një beteje 15-orëshe për të marrë në mbrojtje godinën e Teatrit, Aleanca që drejton protestën kundër shembjes dhe grabitjes së truallit publik, ka krijuar një moment të ri politik në vend.

Përballja alla Davidi dhe Golia, në të cilën artistët, aktivistët dhe qytetarët sfiduan partinë-shtet, u ndoq nga një marrëveshje midis Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partisë Demokratike.

Përballja alla Davidi dhe Golia, në të cilën artistët, aktivistët dhe qytetarët sfiduan partinë-shtet, u ndoq nga një marrëveshje midis Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partisë Demokratike.Përtej premtimeve dinjitoze për të ardhmen e Teatrit dhe artistëve (të gjithëve, jo vetëm të atyre që sot po e mbrojnë atë godinë), marrëveshja sanksionon një pakt të ri për ndryshime rrënjësore në funksion të demokratizimit të jetës politike. Një hapje e domosdoshme dhe e pashmangshme për të futur në sistemin politik të gjithë ata qytetarë të zhgënjyer që, duke mos marrë pjesë në zgjedhje, ‘mandatet’ i kanë djegur shumë kohë më parë se opozita shqiptare.

Marrëveshja, e cila u nënshkrua në sallën e çliruar të Teatrit Kombëtar, është një ogur i mirë që shpërblen rezistencën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe, njëkohësisht, shërben si një antimodel përballë një mazhorance që është treguar e paskrupullt dhe e pamoralshme në aleancat e saj.

Në vitin 2013, nëpërmjet ‘Aleancës së Qelbësirave’, u siglua ujdia faustiane e kryeministrit aktual me ‘djajtë’. Rama nxori nga nënbota e errët e krimit shqiptar, që asnjëherë nuk ka qenë i paktë, gjithë mujsharët që i duheshin për të fituar godinën më të lakmuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kësodore, sikurse ndodh për aleancat parazgjedhore, edhe pakti me kriminelët u shndërrua në një aleancë qeverisëse. Secilit copën e tij, madje edhe me përfaqësim të drejtpërdrejtë në Parlament, bashki dhe këshilla bashkiakë. Ligji i dekriminalizimit është një provë për këtë pakt që ende vuajmë.

Sigurisht që edhe opozita aktuale mund të përdorte të njëjtën strategji. Por, ky ‘dhëmb për dhëmb’, nuk do të kishte prodhuar asnjë ndryshim, vetëm një spirale dhune nga e cila humbësit e mëdhenj do të ishin qytetarët.

U zgjodh një rrugë alternative. Hapja e opozitës dhe opozitarizmi si një dimension politik që tejkalon partitë.

Për këtë arsye, ‘aleanca’ e nënshkruar midis artistëve dhe Partisë Demokratike vjen pikërisht si një antidot kundër aleancës famëkeqe të vitit 2013.

Një aleancë vlerash me të cilën qelbësirave të mazhorancës u përgjigjen artistët opozitarë; shembjes dhe vjedhjes së Teatrit Kombëtar, me restaurimin e tij; ligjeve speciale me pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje, realizimin e demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet referendumeve mbi çështje të interesit publik e kështu me radhë.

Sigurisht kjo ‘dallëndyshe’ nuk mjafton për të sjellë një stinë të re. Megjithatë, kjo marrëveshje, ky moment, ajo mësymje qytetare në mbrojtje të një vlere absolute të kulturës kombëtare, solidarizimi me të rrethuarit nga policia, nga brenda dhe jashtë vendit, na mësojnë se një hap besimi ndërmjet palëve ishte i domosdoshëm. Nëse do të rezultojë fitues, partitë do të reflektojnë ndjeshmëritë e shoqërisë dhe jo anasjelltas.

Një revolucion kopernikan për politikën e këtij tranzicioni të lodhur dhe të lodhshëm, që ndoshta ka filluar të mbarojë.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026

10 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com