InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Grida Duma publikon fakte te tjera nga skandali me rrugën Milot-Balldre

23 Korrik, 2019
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Grida Duma publikon fakte te tjera nga skandali me rrugën Milot-Balldre

sh-deputetja e PD-së: Saga korruptive e Milot – Balldren; aferë dhe provë e qartë e krimit ekonomik dhe korrupsionit që zhvillohet “në dritë të diellit”

Ish-deputetja e Partisë Demokratiken Grida Duma publikon fakte të tjera nga skandali me rrugën Milot-Balldre. Sipas Dumës, saga korruptive e Milot – Balldren vijon, duke e shndërruar atë në aferë dhe provë e qartë e krimit ekonomik dhe korrupsionit që zhvillohet “në dritë të diellit”.

“Në 18 korrik të këtij viti Kuvendi miratoi me nxitim kontratën e koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren”. Si gjithmonë një kontratë e nisur si ofertë e pa kërkuar nga kompania ANK.  Kjo kontratë u miratua në të njëjtën ditë që Kuvendi kaloi dhe projektligjin për ndalimin e ofertave të pa kërkuara për rrugët, një kërkesë kjo e vazhdueshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Rruga Milot – Balldren 17.2 km e do kushtojë  213.6 milionë euro ose 256 milionë euro përfshirë TVSH-në. Kjo kontratë do paguhet  në euro dhe pagesat koncesionari do i marrë në euro, kur të ardhurat qeveria shqiptare i merr në lekë, e gjitha për të mbrojtur dhe kompaninë. Në Samitin e Poznanit ku qeveria shqiptare kishte mundësinë të përfitonte mbi 70% të shumës nga BE, Rama u paraqit pa asnje kërkesë, ndërsa vendet e tjera mundën të përfitonin ndërtimin e rrugëve me fonde europiane, Shqipëria do t’i kryejë me 14 fishin e kostove, një vjedhje e njëqind fishtë, së pari se do të mund të kryheshin shumica e kilomentrave me fonde europiane dhe së dyti sepse një km me studimin europian kushtoj 1.2 milionë, ndërsa me PPP e Ramës, Milot – Balldren sipas kontratës faktike tashmë kushton 13.3 milionë euro.  Dhe afera nuk mbaron këtu, kompania me të dhënat dhe hulumtimet edhe të mediave dinjitoze nuk ka aftësi paguese.  Kështu ANK premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, ndësa të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro.  Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro. Për këtë qeveria Rama bën një tjetër “zgjidhje”. Në ndryshim nga kontratat e mëparshme që bëhen me “çelësa në dorë”, që do të thotë që kompania kontraktore ka përgjegjësinë të mbarojë punimet pa kërkuar asnjë fond shtesë, përveç vlerës së kontratës së prokurimit (si në rastin e rrugës së Arbrit); për Milot-Balldren, kushtet janë ndryshe. Neni 35 i kontratës, “Ndryshime në punimet apo shërbimet” specifikon që Autoriteti Kontraktor mund të kërkojë ndryshime në projekt përmes një kërkesë me shkrim, përpara fillimit të këtyre punimeve, duke lënë në këtë mënyrë të hapur një rritje tjetër të kostove.  Kontrata parashikon që përballimi i kostove për ndryshimin e kërkuar bëhet nga Autoriteti Kontraktor. Edhe shoqëria koncesionare mund të propozojë ndryshime dhe në këtë rast kostot ndahen 50:50. Pra në seancën e fundit të Kuvendit ka ndodhur që të: miratohet në të njëjtën ditë një PPP e pakërkuar dhe projektligji për ndalimin e PPP të pa kërkuara nga FMN; miratohet një PPP me vlerë 14 fish më të lartë se vlera që përcakton Bashkimi Europian për të njëjtat rrugë; pagesa miratohet në euro, ndryshe nga kontratat e mëparshme dhe ndërsa kostot e inflacionit i bien buxhetit të shtetit që vepron në lekë;  për të avantazhuar kompaninë e cila nga bilancet zyrtare duket që nuk ka aftësi paguese, futet në Nenin 35 të Kontratës një klauzolë që jep mundësi ndryshimi pagesash apo kostosh dhe e lehtëson kompaninë e rëndon shtetin, sepse parashikohet që punimet të mund të mos kryhen “me çelësa në dorë”.  Të gjitha këto shkelje që bëhen qetësisht janë provë e pastër se nëse reforma në drejtësi do te kishte nisur  së funksionuari abuzuesit duhet të dilnin para drejtësisë”, tha Duma.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026

10 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com