InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Rama:Nuk iki edhe sikur të plas lufta! Basha:Do ikësh!

19 Maj, 2019
in Artikuj, Lajme, Politikë
A A

-Kreu i qeverisë, Edi Rama: Nuk e lë detyrën e kryeministrit, kjo është një luftë që nuk ka shans ta lë në mes.

-Kundërpërgjigjet Lulzim Basha: Ne jemi para një grusht shteti dhe lufta sa ka filluar kundër klikës së krimit. Me 30 qershor do ta shikoni!

Në mbledhjen e zhvilluar dje me kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 30 qershorit, Edi Rama ka hedhur edhe një hap më tej drejt konfliktit politik dhe social në vend. Në një fjalim të gjatë, para drejtuesve më të lartë të PS dhe atyre që do të dalin në fushatë për të mbledhur vota pa pasur kundërshtarë përballë, kryeministri foli me gjuhën e një njeriu që nuk po bën politikë, por po shkon në luftë. Thelbi i fjalimit të kreut të qeverisë ishte se “unë nuk iki nga detyra”, pavarësisht se çfarë kërkon opozita dhe se në çfarë situata kritike ndodhet sot Shqipëria. Pjesa e dytë e fjalimit dhe më e rënda lidhej me mënyrën sesi kryeministri e sheh situatën. Rama e cilësoi atë që po ndodh si një betejë dhe ai nuk mund të linte luftën në mes! “Të iki Rama që të qetësohen të marrasurit për pushtet. Por është hap pas, nga nisi rruga jonë e vështirë. Unë nuk i iki kësaj detyre se në çdo drejtim kam nisur një luftë që nuk ka shans ta lë në mes, ku përballem me probleme dhe ku nuk i gëzohem dot një arritje reale. Një luftë ku një herë marr frymë i lehtësuar kur zgjidh hallin e një njeriu të zakonshëm, herën tjetër mezi mbushem me frymë kur dikujt i është cenuar  e drejta”,- tha ndër të tjera Edi Rama.

Në këtë deklarim ku Edi Rama e paraqet veten me nota politikani misionar dhe shpëtimtar të Shqipërisë, ka një problem  që vetë kryeministri nuk e kupton, por as ata që ka në qeveri dhe Parlament nuk kanë guximin t’ja thonë. Kryeministri Edi Rama nuk është më politikan i ri. Ka gati 22 vite në pushtet dhe i ka provuar të gjithë postet e mundshme që mund të mbaj një zyrtar i lartë. Shqiptarët dhe votuesit i kanë dhënë aq mundësi sa nuk i ka pasur asnjë politikan tjetër më parë në vend. E kanë mbështetur edhe kur bënte marrëzira në Bashkinë e Tiranës, por i plotësuan dhe tekën e fundit kur kërkonte pushtet të gjithin për vete, pasi të tjerët e pengonin. Edhe pse një pjesë të votave, siç po del nga përgjimet rezultoi se i vodhi, sërish mundësia për të treguar se do të ishte ndryshe iu dha. Por të gjitha këto hapësira Edi Rama i shpërdoroi duke qeverisur më keq edhe se paraardhësit e tij të çdo qeverie të mëparshme. Sot Qeveria që ai drejton nuk ka bilanc pozitiv, përveç propagandës dhe ndërtimit të portaleve që i quan reforma. Mjaftojnë vetëm radhët në ambasada me të rinj që po ikin nga sytë këmbët nga ky vend, për të kuptuar se këto vite kemi pasur qeverinë më të paaftë. Ndaj, kur Edi Rama flet për betejë reformash që nuk i lë në mes dhe ndaj nuk ikën nga posti, kjo është diçka që edhe ai vet nuk e beson. Të gjithë e dinë në PS se ky kabinet dhe ky kryeministër nuk ka çfarë jep më për vendin dhe shtysa më e madhe që mund tu jepet reformave është ikja e kësaj qeverie. Por edhe nëse beson le ta provojë veten në zgjedhje pa qenë kryeministër dhe nëse e fiton hallall i qoftë e nuk ka më gojë njeri të flasë.

Pas fjalimeve të tilla me premtime elektorale të Edi Ramës, kur në fakt këto janë zgjedhjet e vetme ku një parti po hyn pa kundërshtarë,  nuk fshihet halli i reformave të shtetit, por halli i pushtetit. Qëndrimi i Edi Ramës dje dhe gjithë këto kohë nuk duhet kuptuar si shqetësimi i një politikani reformator që po prishin projektet. Më shumë se kaq është halli një pushtetari, ministrat dhe njerëzit e afër të së cilit janë kapur duke mbjellë Shqipërinë me drogë, duke vjedhur tendera me oligarkët dhe në fund duke vjedhur votat. Këto janë “reformat” që i kanë mbetur në mes qeverisë “Rama” dhe nëse kryeministri dorëzohet dhe e lë këtë “betejë” në mes, shumë shpejt duhet të jap llogari për ligjet që ka shkelur ai dhe njerëzit e tij.

Për hatër të këtyre “reformave” kryeministri Edi Rama është gati të çojë Shqipërinë në luftë. Është gati që pas 29 vitesh të çojë drejt zgjedhjeve një parti të vetëm, njëlloj si në kohën e monizmit. Është gati edhe të burgos një pjesë të kundërshtarëve vetëm që të mos i prishet skema. Është gati të zhduk opozitën jo vetëm nga parlamenti, por edhe si realitet shoqëror. Me vetëdije kryeministri po e çon vendin drejt konfliktit dhe kjo nuk është më politikë. Kjo nuk ka të bëjë më as me Qeverinë, PS dhe ndërkombëtarët.

Tashmë jemi para deklaratave të forta nga dyja palët. Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaron prerë se nuk e lë detyrën e kryeministrit, se kjo është një luftë që nuk ka shans ta lë në mes. Kundërpërgjigjet Lulzim Basha: Ne jemi para një grusht shteti dhe lufta sa ka filluar kundër klikës së krimit. Me 30 qershor do ta shikoni!

Ndaj duhet lëshuar thirrja e madhe: Ç’bëni, o politikanë? Doni të çoni popullin në përplasje?!

Të Lidhura

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026
Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com