InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nga, Elona Caslli: Kuvendim me vetveten

13 Maj, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Nga, Elona Caslli: Kuvendim me vetveten

Ju dëgjova shumë pak, Lartmadhëri, teksa shfaqnit shqetësimin për aktet e dhunës në qytet. Në të vërtetë po kuvendonit me vetveten, pasi dukej se nuk dëgjonit pyetjen e gazetarit, por mendonit përgjigjen tuaj. Ju risjell ndërmend këtë përqeshje, e cila është një përqeshje, që përplaset në fytyrën e çdo shqiptari të ndershëm.

Do të mjaftonte vetëm kjo pamje, Lartmadhëri, që populli të kërkonte dorëheqjen tuaj. Kjo gjuhë e nxjerrë jashtë, është për çdo institucion të zhvlerësuar në këtë vend. Ju e njihni fort mirë, mediokritetin e të përzgjedhurve brenda oborrit. Jam krejt e sigurt për këtë. Kjo gjuhë e nxjerrë jashtë, është për Kushtetutën e vendit, të cilën, ju Lartmadhëri, e shkelni me të njëjtën lehtësi që shkelet një buburrec.

Deputetetët në Kuvend janë veçse skllevërit tuaj, me votën e të cilëve, ju përmbushni krijimtarinë tuaj të mbrapshtë, duke hartuar ligje të padëgjuara më pare, që bien ndesh me Kushtetutën e vendit. Dhe këtë proces e përligjni me fjalinë: -Unë kam numrat.- Meqënëse e citoni shpesh urtinë latine “ Injoranca nuk është argument” do të doja t’ju kujtoja se as numrat nuk janë argument dhe as gazi lotsjellës nuk është argument.

Numrat dhe gazi lotsjellës janë thjesht paradhoma e një diktature moderne, e cila të lejon të flasësh e të shkruash, por zhvlerëson fjalën dhe shkrimin tënd. Në diktaturën moderne, nuk të çojnë në një qytet tjetër, por të internojnë në të njëjtin qytet, duke t’i mbyllur të gjitha dyert dhe të përcjellin me fjalinë – Me shumë përulësi kërkojmë mirëkuptim-.

Në atë shesh, nuk më thërret Opozita! Më thërret arroganca juaj Lartmadhëri, që ka kapërcyer çdo kufi dhe mbi të gjitha më thërret kjo gjuhë e nxjerrë jashtë, praninë e së cilës, e shoh në çdo hallkë të sistemit që ju keni ngritur. Post Scriptum- Me përulësi kërkoj mirëkuptimin tuaj Lartmadhëri, por më duhet të vendosem në kahun e drejtë të historisë!

Sinqerisht

Elona Caslli

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026
Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe
Aktualitet

Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe

14 Korrik, 2026

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com