Nga, Hamdi Ndrecaj-PANTERI
Rasti i Brodecit, ai i Radushës, Sopotit dhe i Lagjes së Trimave në Kumanovë, skenar i ngjajshëm me rastin e Tivarit, të Trogirit dhe të Mitrovicës së Sremit )1941-1944), ku luftëtarët shqiptarë thirreshin për të luftuar, në të kundërtën vëheshin në kurtha pushkatimi dhe burosejesh, prandaj të gjithë së bashku duhet që me protesta paqësore të kërkojmë drejtësinë e mohuar për Grupin e djemve të UÇK-së që nga gjykata sllavo-maqedonase u dënuan me burgim nga një drejtësi, që nuk quhet fare drejtësi e që shteti monstrum e aplikon veçmas për shqiptarët duke përdorur ligjet dhe nenet arbitrare të Ish- federatës Jugosllave, që çdo përpjekje të shqiptarëve për drejtësi dhe liri e quanin terrorizëm.
Ne do t’i shkojmë rrugës ligjore gjer në fund duke kërkuar drejtësi dhe realitet se çafrë ka ndodhur me këta djem, kush i thirri, kush i dërgoi, kush ua bëri kurthin, kush përfitoi dhe kush po mundohet të përfitojë edhe më tutje në kurriz të tyre?!… Tradhëtia dhe tardhtarët kanë emër. Faji nuk është më jetim, por ka nënë dhe baba. Nëse nuk rikthehet rasti në rigjykim, nëse Gjykata e Apelit të monstrumit sllavo-maqedonas nuk zbut dënimet e të dënuarve të rastit, por edhe të rastit të Brodecit dhe të rasteve të tjera, të cilat janë të përgatitura me një skenar të mirëfllët dhe që regjinë dhe skenarin e kanë përgatitur të njëjtit skenaristë, atëherë do të përdorim Planin B, që s’është aspak legjitim, por i domosdoshëm.
Nuk kam dashtë fare të kyçem në rrjedhat e rastit, sepse kam qenë shumë i lodhur nga thashethemet e profiterëve dhe idiotëve, që me çdo kusht deshtën që rastit t’I japin kahje të gabuar si në kohën e ndërtimit të Rozafatit, kur mjeshtrit nuk dinin të bënin murin dhe fajin ia lanë Zotit. Por tani e shoh të arsyeshme të jem i kyçur në këtë iniciativë të arsyeshme dhe punës sime do t’i shkoj gjer në fund me mbështetjen e shokëve dhe të miqëve dhe për hirë të atyre djemve, që fatkeqësisht u gjetën në mes të fatkeqësisë tragjike sipas orkestrimit të dikujt, që përfitoi duke shfrytëzuar atdhedashurinë e tyre dhe heroizmin e treguar në të gjitha luftërat kombëtare.
Thënie reale, që secili fillim ka edhe epilog. Pse hesht shteti shqiptar? Ku dënohen në këtë mënyrë të bijtë e vet? Pse nuk zbatohet kushtetuta shqiptare, ku në mënyrë perfekte e saktësone mbrojtjen e secilit shqiptar brenda apo jashtë shtetit shqiptar? Pse i bëhet tërë ky nder shteti sllavo-maqedonas të ish-Jugosllavisë, tani monstrumi i Maqedonisë së Veriut? Pse u dashka të hesht shteti i Kosovës, ku të bijtë e vet u gjendën brenda një tradhëtie fatkeqe?
A është pyetur ndonjëherë Ministria e Jashtme sllavo-maqedonase se çfarë në realitet ka ndodhur? A u është dërguar ndonjë notë proteste shtetit sllavo-maqedonas përmes ambasadës së tyre në Tiranë dhe Prishtinë? A thua pse Tirana dhe Prishtina kurrë nuk kërkuan nga faktori bashkëqeverisës shqiptar në Maqedoninë e Veriut për ta krijuar një komision hetimor të pavaruar?
Pse u penguan avokatët ndërkombëtarë? Apo ndoshta askujt nuk i bëhet vonë për të dënuarit, për çlirimtarët? Shteti monstrum i Sllavomaqedonise së Veriut në të gjitha këto raste ka shkelur Konventën e Gjenevës për ligjet dhe zakonet e luftës duk filluar nga rasti i Brodecit (2007), ku ka ekzekutuar çlirimtarët shqiptarë pas arrestimit.
Njësitet e specializuara Alfa kanë ekzekutuar më 2010 në Rashqe Grupin e Harun Aliut, rastin e inskenuar të Liqenit të Smilkovës dhe se fundmi edhe pjestarë të Grupit të Lagjes së Trimave në Kumanovë. Prandaj duhet të protestojmë gjithandej ku gjinden shqiptarët rreth e përqark globit për t’i treguar monstrumit sllavo- maqedonaso-verior që urgjentisht ta ndryshojë qasjen ndaj shqiptarëve e në veçanti ndaj çlirimtarëve shqiptarë.
Për ndryshe shteti monstrum sllavo-maqedonaso-verior nuk do të mund të mbijetojë duke përgatitur skenare në vazhdimësi kundër shqiptarëve, duke u munduar ta tërhjekë vëmendjen e faktorit ndërkombëtar se gjoja qenkan të rrezikuar nga shqiptarët dhe nga ata që mendojnë ndryshe nga politikëbërësit shqiptarë, bashkëqeverisës të shtetit monstrum. Skenare të përgatitura nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Serbe dhe të agjenturave ruse duhet t’i takojnë të kaluarës.











