InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Katër stilet e prindërimit: Në cilin bëni pjesë ju?

7 Maj, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Katër stilet e prindërimit: Në cilin bëni pjesë ju?

Çka mund ta përshkruajë më mirë stilin tuaj të prindërimit? Si dikush që është kërkues dhe kontrollues, si dikush i dashur dhe i gatshëm për të plotësuar kërkesat apo si një prind që merret më rrallë me fëmijët?

Katër tipet e prindërimit

Në vitin 1960, psikologia Diana Baumrind shkroi një dokument inovator bazuar në kërkimet e saj në të cilin detajoi 4 stile prindërimi: autoritar, tolerant, me autoritet dhe Prindërimi pa përfshirje…

Prindërimi autoritar

Prindërit të cilët përkojnë me këtë stil prindërimi kanë tendencë të kërkojnë bindje absolute nga fëmijët e tyre, pa asnjë lloj hezitimi.

Prindërit të cilët praktikojnë këtë lloj prindërimi, mendojnë se nuk është e nevojshme të shpjegojnë rregullat që i vendosin dhe presin që fëmijët e tyre të binden, pa asnjë pyetje.

Ata vendosin vullnetin e tyre përmbi atë të fëmijëve dhe i ndëshkojnë me pak ngrohtësi apo mbështetje.

Fëmijët që rriten nga këto lloj prindërish shpesh shfaqin vetëvlerësim të ulët, depresion dhe frikë nga situatat e reja.

Prindërimi tolerues

Prindërit që praktikojnë këtë lloj prindërimi nuk disiplinojnë apo imponojnë rregulla; ata nuk duan të konfliktohen me fëmijët e tyre dhe besojnë se fëmijët duhet të rregullojnë vetveten.

Ata janë të dashur dhe u përgjigjen emocionalisht fëmijëve të tyre, çka është gjë e mirë; por ata janë të paaftë të vënë kufinj ose të kontrollojnë sjelljet e fëmijëve të tyre, çka nuk është gjë e mirë.

Kërkimet tregojnë se fëmijët që rriten nga këto prindër janë impulsivë, të pabindur ndaj rregullave, nuk njohin kufinjtë, çka i çon drejt sjelljeve agresive dhe në rrezik të madh për përdorimin e substancave të dëmshme ndërsa rriten.

Gjithashtu kanë më shumë mundësi të preken nga ankthi dhe depresioni.

(Kur fëmijëve nuk u vihen kufinj dhe ndjejnë që kanë kontroll mbi prindërit e tyre, ata përjetojnë ndjenja frike dhe stresi; prandaj fëmijët kanë nevojë për rregulla.)

Prindërimi me autoritet

Ky stil prindërimi është “jo shumë nxehtë, jo shumë ftohtë”.

Ka elementë të prindërimit autoritar (prindërit vënë rregulla dhe kufinj, përforcojnë rregullat dhe i vënë fëmijët para pasojave për sjelljet e tyre), por prindërit me autoritet janë më të gatshëm emocionalisht dhe më të dashur, çka do të thotë se ata i dëgjojnë dhe komunikojnë me fëmijët e tyre.

Këto lloj prindërish u japin fëmijëve respekt dhe i dëgjojnë (dhe presin që fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë) dhe i inkurajojnë fëmijët që të jenë mendimtarë të pavarur, por ata nuk dorëzohen para tyre dhe presin bashkëpunim dhe sjellje të mira.

Kur fëmijët gabojnë, prindërit me autoritet i disiplinojnë duke u përpjekur t’i udhëheqin dhe t’i mësojnë, duke modifikuar dhe pritshmëritë ndaj fëmijës në varësi të nevojave të këtyre të fundit.

Fëmijët që rriten nga ky lloj prindërish janë më të shëndetshëm emocionalisht, kanë aftësi sociale të mira, janë më elastikë në sjelljet e tyre dhe me siguri kanë lidhje më të forta me prindërit.

Prindërimi pa përfshirje

Ky stil i katërt, i identifikuar nga kërkuesja Eleanor Macoby dhe John Martin, përshkruan një metodë prindërimi në të cilin ka pak komunikim, mungesë përfshirjeje me fëmijët, pak ngrohtësi apo reagim emocional ndaj nevojave të tyre dhe mungesë vëmendjeje në disiplinim apo mbikëqyrje.

Fëmijët që rriten nën këtë lloj prindërimi janë emocionalisht më të paekuilibruar, përjetojnë ankth dhe kanë tendencë për sjellje të rrezikshme dhe kriminale, po ashtu abuzojnë dhe me substanca narkotike.

Të Lidhura

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com